Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Shkodra “zonje e rande”, ne doren e dy zonjave te pushtetshme

ShkodraWeb 29 August, 2017
Nga Blerti Delija
Voltana Ademi dhe Senida Mesi! Fati i Shkodres duket se eshte ne doren e ketyre dy zonjave te pakten per dy vitet e ardhshme. Historia duket se eshte ciklike dhe vijon te pakten qe nga koha e Rozafes. Voltana Ademi kryebashkiake e Shkodres. Senida Mesi ne majen e Ekzekutivit shqiptar. Qe te dyja qytetare shkodrane, me njohje dhe bashkepunim edhe ne nivel lokal. Tashme eshte momenti per nje nivel te ri bashkepunimi, ne sherbim te Shkodres: ne mes qeverisjes vendore dhe asaj qendrore! Mundesite, si rralle here, jane reale. Pavaresisht ngjyres politike, te pakten keto dy vitet e fundit, Ademi dhe Mesi kane bashkepunuar, aq sa mund te jete ne Shqiperi bashkepunimi pozite- opozite ne nivel lokal. Ne pjesen e pare te mandatit 4- vjecar Ademi eshte ankuar publikisht per mosvemendje te qeverise, mungese te investimeve ne Shkoder dhe mosmbeshtetje te projekteve. Ne pozicionin e opozites lokale, Mesi ka qene ne nje linje tjeter, ate te mungeses se deshires per bashkepunim te qeverisjes qendrore me ate vendore.
Keto dy vite, raporti Ademi- Rama, nuk ka qene i embel. Madje, ka qene konfliktual edhe ne publik. Por tashme duket se ka ardhur nje ndermjetesues shume i rendesishem, ish- keshilltarja bashkiake Mesi qe nga shtatori do te jete zevendeskryeministrja e Shqiperise. Ademi dhe Mesi bashkohet ne nje interes: per te bere dhe per te lene dicka te mire per Shkodren e tyre, per Shkodren tone. Me rezulton se rigorozisht, ato kane vendosur te jetojne ne te njejtin qytet, ne te njejtin ambjent, me te mira dhe te keqija te perbashketa ne kuptimin e saj cfare eshte publike. Ne hapesiren e ketyre dy viteve qe kane mbetur nga mandati i Ademit, une dua te shoh edhe njs sfide tjeter ne mes dy zonjave. E votuar nga shkodranet, Ademi ka ambicje te jete nje gjurmelenese me mandatin e saj te pare, pse per te tentuar nje mandat te dyte ne 2019. Nuk pranohet publikisht, mbase eshte utopi, por une e shoh Mesin edhe si nje kandidate e mundshme per Bashkine e Shkodres, ne gare me Ademin apo dike tjeter nga opozita e sotme. E ne mes duket se eshte pikerisht Edi Rama. I deklaruar publikisht si adhurues i gjithckaje shkodrane, per hir te realitetit keto 4 vitet e para, nuk eshte se ka lane gjurme “te pashlyeshme” ne trajtimin e Shkodres. Edhe per interesa individuale e politike, per “te thyer” bastionin e padiskutueshem politik 27- vjecar te PD-se, Rama mund te drejtoje vemendjen nga metropoli verior. Tashme, ka edhe nje figure, nje zonje qe mund ti faturoje pozitivisht cdo gje qe mund te perfitoje Shkodra nga qeveria qendrore: krahun e tij te djathte, Senida Mesin. E se fundi, e gjithe kjo eshte nje test! Per qeverisjen vendore dhe ate qendrore. Ne finale, e humbur ose e fituar eshte Shkodra jone, Voltanes, Senides dhe te gjithe ne qe kemi vendosur te jetojme ketu!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MINUTA E FUNDIT/ Nje qytetar vlonjat kapet me 18 pako me droge ne Muriqan
Artikull pasardhës: Basha- Rames: Parate qe con per luks qeveritaresh, ti investoje per libra falas nxenesve

TË FUNDIT

romeo gurakuqi bregdeti 2026

NGA ROMEO GURAKUQI – Grabitja e pronave historike në Bregdet, në zonat Alpine dhe në Shirokë…

ShkodraWeb 8 March, 2026 0
ditmir bushati ramir haderi 2026

Socialistët polemika edhe për ngjyrën e shkollave, Ramir Hadëri i përgjigjet ish- ministrit Ditmir Bushati

ShkodraWeb 8 March, 2026 0
prek molla fatmir shpellzaj ok

ANALIZA – Situata në Baks- Rrjoll mund të kalojë nga çeshtje pronash në “larje hesapesh” mes individëve…

ShkodraWeb 6 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.