Skip to content
5 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Komunista, ish komunista, anti komunista “a Penelope albanian story”?!

ShkodraWeb 29 August, 2017
bektbesfot
Nga Besi Bekteshi
Vononte e vononte, punonte ditën dhe prishte natën – e shkreta Penelopë?! Janë pjesët e bukura të filmit me shqiptaren Irene Papas, e cila po në film, priste shqiptarin tjetër – Bekim Fehmiu?! “Pëlhura e Penelopës” ishte një strategji e famshme e Penelopës te Odisea, që Homeri ja vesh të shoqes së Uliksit apo Odisesë?! Po pra, mbretit të Itakës. Për të vonuar martesën e saj me princate ishullit – ajo në pritje të Odisesë, punonte ditën dhe e shkatërronte natën, këtë pëlhurë e cila duhet të shërbente për martesë dhe pa të nuk kryhej, pikërisht kjo martesë. Është shëmbull i një veprimi të “mirë” që nuk ka kurrë një fund, sepse çdo herë fillon nga fillimi?! Pra është shëmbulli i sabotimit të një diçkaje të re, qoftë dhe me arsye të vjetra dhe të drejta?!Po kthehem te loja treshe në “demokracinë tonë irracionale dhe idiote filozofikisht” këto 27-të vite! Pra loja mes – komunistave, ish komunistave dhe anti komunistave, në tentativat për të ngjizur “demokracinë” në marrëdhëniet e tyre “dashurore” me shoqërinë shqiptare?! Imagjinoni se çfarë “dashnorësh” ka pasur dhe ka sot e kësaj dite – shoqëria shqiptare! Një komunist, një ishkomunist dhe një antikomunist, ( trupëzuar plotësisht te një njeri si shëmbull fatal) të cilët “vallëzojnë ethshëm” në trupin e e masakruar të një “virgjereshe” për të ngjizur në të – fëmijën e ardhshëm ose demokracinë?! E gjithë kjo lojë “dashurore që i ngjan një përdhunimi” gjatë 27-të viteve, ka pasur tre “identitete politike” të cilët janë klasifikuar, ose vetklasifikuar si komunistë, ish komunistë, antikomunistë?! Absolutisht të futur, inkuadruar dhe përfaqësuar në të gjithë, absolutisht të gjitha partitë shqiptare. Biles kanë edukuar, injektuar këtë marrëzi dhe në fëmijët e tyre tashmë tridhjet vjeçarë?! Çdo gjë e mirë që është injektuar apo perceptuar si nga jashtë dhe brënda, të tre këto identitete medemek politike, e kanë shkatërruar si pëlhurën Penelopa – natën?!
Mbas shpalljes së qeverisë nga Rama, nga opozita, por dhe të tjerë sidomos me rastin e Ruçit si Kryeparlamentar dhe po ashtu Xhafës apo disa fëmijëve të ish komunistave – filloi sulmi i antikomunistave në anën tjetër?! Një pjesë e “antikomunistave” që kalojnë ylberin politik në kapërcim të shekullit dhe pastaj antikomunistat ish komunistë të dalë në krahun tjetër – sulmojnëkrahun që ka qënë ish komunist, për “komunistat” që ka vendosur në qeveri?! Wooow – dhe jeminë vitin 2017-të, vit kur mbasi u ballafaquan “komunista, ish komunista dhe antikomunista” rezultati ishte ky që është sot?! Mbushen tituj faqesh, portalesh dhe gazetash, televizionesh dhe banderolash politike – me komunizëm, ish komunizëm dhe antikomunizëm?! Kanë indoktrinuar dhe të rinjtë deri në 30-të vjeç të mendojnë dhe kenë tre shtylla filozofike ( në idiotizëm rural shqiptar) si komunizmi, ish komunizmi dhe antikomunizmi?! Absurde!! Në jug të Shqipërisë me përmbajtje tradicioni komunist dhe ish komunist dhe antikomunist sipas rradhës – në veri të Shqipërisë me përmbajtje “antikomuniste, komuniste dhe ish komuniste, po sipas rradhës? Biles veriu fare i “epërm” ka dhe “katokomunistë” (sigurisht pak) ose katolikë të persekutuar rëndë nga komunizmi që tashmë doktrina e tyre nuk është katoliçizmi, por katokomunizmi ( një bashkim aspak normal dhe frytëdhënës) nga ndikimi i jashtëzakonshëm i 45-së viteve persekucion politik dhe religjonar?! Aty çdo majtizëm është komunizëm për tu futur në burg dhe shfarosur dhe çdo person që ka veshur një bluzë të kuqe, është për tu treguar me gisht për komunist etj etj?! Sigurisht që nuk flas për një shtresë të madhe, të jashtëzakonshme kulturalisht dhe patriotike në qytetarët e besimit katolik, të cilët ndajnë qartë dhe mirë – psikologjinë farsë të antikomunizmit të ndërtuar dhe lëshuar nga komunistët dhe ish komunistët të shpallur si “antikomunistë”?! Më duket se ka qënë Arthur Koestler që dikur thoshte se beteja finale (armagedon) e ideologjive do të ishte përballja apo përzierja keq, mes komunistave dhe ish komunistave?! Arthur Koestler ka qënë një komunist në fillimet e tij, shkoi në luftën e Spanjës dhe aty Frankistët e dënuan me vdekje, por e shpëtuan britanikët. Pastaj pa tmerrin e gulakëve dhe shfarosjet e Stalinit dhe më nëfund anën politike në përplasje të luftës së ftohët? Brënda tij ishin komunisti, ish komunisti dhe anti komunisti?! Por ishte një filozof dhe shkrimtar i zoti!Ndërkohë që te ne PD dhe PS, LSI dhe PR; SPD dhe PSD, Demokristian, Kristian Demokrat,. Liberal dhe Konservator, Komunistë dhe Ballistë, Legalistë dhe Monarkisët etj etj, përballen me modelet trashëgimi dhe filozofi komuniste ( se kanë pasur të gjithë komunistë) ish komuniste ( sekanë të gjitha ish komunistë) dhe antikomunistë ( se kanë të gjitha të shpallur antikomunistë) Arthur Koestler thotë kështu: kapacitetit i një populli të qeveriset demokratikisht është propocional me gradën e mirëkuptimit të strukturës dhe funksionimit të të gjithë mekanizmit shoqëror?! Populli ynë sigurisht është shumë i zgjuar dhe mrekullueshëm – por mekanizmin shoqëror, ka ende kohë për të kuptuar se si – funksionon?! Pse? Po sepse akoma është popull dhedo pak kohë të trajtohet si shoqëri! E kam fjalën – demokrativisht, sepse mënyrat e tjera ai i ka provuar sigurisht me Zogun, Enverin, Ramizin, Saliun dhe Fatosin?! Hë sa për kulturë vetëm i pari nuk ishte – komunist! Kurse dy të fundit, ishin ish komunistë dhe njëri prej tyre – ishte dhe është “antikomunist” dhe nuk e kam fjalën për Nanon?!
Arthur Koestler ka dy shprehje madhështore si komunist, ish komunist dhe antikomunist që ka qënë?! Ai thotë: ai që i kundërvihet diktaturës, duhet të pranojë luftën civile si mjet, kurse ai që i largohet luftës civile, duhet të pushojë opozicionin dhe të pranojë diktaturën?!Ne në saj të komunistave, ish komunistave dhe antikomunistave, që praktikisht janë e njëjta gjë dhe i njëjti mentalitet në Shqipëri, kemi provuar afrimin (pranimin) me luftën civile në vitin 1997-të dhe ardhjen në kohë për të pranuar dhe diktaturën, por mjafton të mos kemi luftë civile?!A nuk ju duket si produkt ekstrem i tre momenteve të personalizuar njerzore politikisht në Shqipëri?! Nuk ju duket se komunistët, ish komunistët dhe antikomunistët, në vorbullën e tyre nëshoqërinë shqiptare kanë penguar “demokracinë”?! Komunistët, ish komunistët dhe antikomunistët, kanë endur pëlhurën e Penelopës – që të vonohet sa më shumë demokracia?! Janë përpjekur me çdo mjet, çdo formë, të pengojnë demokracinë, ta nxjerrin atë të shëmtuar, të pa drejtë, të korruptuar, të pa moral apo moral prishur?! Komunisti, ish komunisti dhe antikomunisti i vjetër dhe tashmë legjendar Sali Berisha është statuja mitologjike e luftës reale dhe të përditshme ndaj – demokracisë?! Por nuk është sigurisht vetëm ai?! Ai është etaloni masës– por tashmë ai ka shumë e shumë pasues, shumë të tjerë si vetja, ose që i mungon komunisti në përbërjen treshe të filozofisë së tillë?! Komunistat, ish komunistat, antikomunistat, kanë përdorurpër keq një histori të madhe dhe të bukur lashtësie në dashuri e nder, për të vonuar demokracinë në Shqipëri?! Janë fajtorë të jashtëzakonshëm dhe që nuk do të ndreqen kurrë?! Tam tamet e tyre, dëgjohen gjithmonë, rrahjet e tyre dhe ndjekja e tyre bie në sy gjithmonë?! “Dashuria” e tyre për demokracinë, është një delikt, krim i madh, që konsumohet përditë dhe që ka viktima të shumta. Por ja që ndodh për fatkeqësinë tonë dhe besoj se do të vazhdojë dhe për disa kohë!Pse?Po sepse nuk janë të ndershëm, nuk ju afrohen as te thembra “komunistave kinezë” që nuk pranojnë demokracinë, por zbatojnë kapitalizmin dhe rregullat e tij?! Janë një ideologji shfarosëse e drejtësisë dhe moralit në lojën sa idiote dhe pa moral mes – komunistave, ish komunistave dhe antikomunistave në teatrin absurd të rrugës në demokraci!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Ish- te Perndjekurit kunder Gramoz Rucit ne krye te Kuvendit, leter institucioneve
Artikull pasardhës: Kryeministri Rama shpjegon se e la jashte qeverise Saimir Tahirin

TË FUNDIT

ervis krymbi takimi arsimi 2026

NGA ERVIS KRYMBI – Bashkëpunimi e dialogu sjell vetëm zhvillim për arsimin në të gjitha nivelet e tij

ShkodraWeb 3 March, 2026 0
qamil qyrezi edi rama 2026

NGA QAMIL GJYREZI – Edi Rama e njeh mirë Shkodrën, ndryshimet në qeveri si “shenjë politike”, “Jepi Cezarit atë që i takon”!

ShkodraWeb 28 February, 2026 0
paulin macaj 2026

NGA PAULIN MACAJ – Qëndresa jonë është për drejtësi jo për kaos, Rrjolli është kundër imponimit jo zhvillimit

ShkodraWeb 28 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari… 5 March, 2026
  • “Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit 5 March, 2026
  • Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia… 5 March, 2026
  • Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë 5 March, 2026
  • Kuvendi miraton ndryshimet në qeverinë Rama pa praninë e tij, shkarkimet dhe emërimet marrin mbi 80 vota 5 March, 2026
  • Ish- kryetarja e Kuvendit voton kundër shkarkimit të ministres socialiste, Topalli tregon çfarë ka ndodhur… 5 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • NJOFTIMI – Shqiptarët që duan të kthehen nga Irani në Shqipëri, të kontaktojnë ambasadën tonë në Turqi… 4 March, 2026
  • VIDEO – Vllaznia bën detyrën përballë Bylis, kuqeblutë në katër ekipet më të mira të Kupës së Shqipërisë 4 March, 2026
  • “Të bashkohemi kundër kreut të kësaj organizate kriminale”, Berisha njofton datën e protestës së radhës… 4 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
vjosa osmani 2023

“Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
bardh spahia spak 2026

Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
vendimi baks rrjoll gjykataaaa 2026

Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.