Rita Ora dhe Bebe Rexha në një duet?! Dy nga këngëtaret e njohura shqiptare në botë Rita Ora dhe Bebe Rexha, njëra në Britani e tjetra në Amerikë po na bëjnë të ndihemi krenarë me suksesin e madh që po korin . Kemi lajme të mira! Një duet do të jetë e mundur shumë shpejt nga dy këngëtaret! Ka qenë gazetari Nicholas Liddle ai që ka dhënë lajmin e gëzueshëm përmes rrjeteve sociale! Ai ka zbuluar se kënga “Vajzat” do të publikohet në janar të vitit 2018 nga shqiptaret e famshme Rita, Bebe dhe artistja e njohur Charlie XCX dhe lajmi është i konfirmuar. Rita ka treguar për një intervistë se janë duke punuar për këtë projekt me vajzat, duke e cilësuar si “Himni i vajzave” projektin të cilin do të kemi mundësi ta dëgjojmë në janar, ndërsa Bebe nuk është prononcuar ende mbi këtë gjë. /Përgatiti I.Lame/