Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Bashkia Shkodër merr kompetencat e ministrive për sektorë si arsimi, shëndetësia dhe bujqësia…

ShkodraWeb 22 October, 2024
beci kocia kompetencat 2024

Bashkia e Shkodrës do të marrë kompetenca më të mëdha për disa sektorë të rëndësishëm si arsimi, shendetësia dhe bujqësia. Bashkë me Beratin, Divjakën dhe Kolonjën, Shkodra është pjesë e një projekti pilot 1 vjeçar që pritet të startojë funksionimin nga janari i vitit që vjen. Këtij qëllimi i ka shërbyer edhe një takim në tiranë mes 4 kryebashkiakëve dhe 4 ministrave respektivë Manastirliu, Koçia, Denaj dhe Mazniku.

Sipas asaj që kumton ministri i për pushtetin vedor Arbjan Mazniku: “Decentralizimi i më shumë funksioneve në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë është një hap shumë i rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve për qytetarët.

Kemi siguruar që bashkitë të kenë tanimë rolin e tyre në emërimin e stafit arsimor dhe mjekësor, si edhe rol këshillimor për disa funksione të bujqësisë , duke siguruar përmbushjen më të shpejtë e më të koordinuar të nevojave komunitare dhe shërbim cilësor ndaj banorëve. Ky projekt pilot për 1 vit, si pjesë e politikës së qeverisë për decentralizmin, do të na shërbejë të vlerësojmë mënyrën e ofrimit të këtyre shërbimeve, për të vendosur më pas për zgjerimin e kompetencave vendore.”.

Ndërsa në sektorin e arsimit dhe të shendetësisë, Bashkia Shkodër do të ketë kompetenca të plota, duke marrë edhe të  ministris përkatëse, në bujqësi duket se projekti pilot ka një qëllim tjetër.

Sipas ministres Anila Denaj: “Në fushën e bujqësisë, ky proces synon të forcojë autonominë vendore dhe të përmirësojë menaxhimin në bashkinë Berat, Shkodër, Divjakë dhe Kolonjë në katër drejtime kryesore:

– Ofrimi i shërbimeve këshillimore në bujqësi dhe zhvillimin rural vetëm nga bashkitë, ose në bashkëpunim me MBZHR dhe AREB.
– Bashkëpunimi për administrimin e kanaleve të ujitjes, kullimit dhe tokës bujqësore.
– Transferimi i përgjegjësisë për administrimin e tokës bujqësore të ndodhur brenda juridiksionit territorial të bashkive, nga MBZHR tek bashkitë
– Konsultimi dhe zgjidhja e problematikave në bujqësi.”.

Në fakt, Benet Beci që në kohën e kandidimit, kishte lënë të kuptohej se do të kërkonte më shumë kompetenca për sektorië jetikë dhe me impakt direkt tek banorët në territorin e njësisë së qeverisjes vendore, në këtë rast Bashkisë Shkodër. Ndërsa deri tani për arsimin dhe shendetësinë ka patur vetëm funksione mirëmbajtje dhe ruajtje të aseteve të tyre (shkolla, palestra, qendra shëndetësore) tashmë Bashkia Shkodër do të mund të emërojë edhe drejtuesit e tyre në nivelin e parë më të lartë.

Post navigation

Previous: “Nëse Ilir Metës i ndodh gjë…”, sekretari i PL- së paralajmërim Ramës, Blushi: As vrimë gjilpëre nuk do të gjejë
Next: NGA ERL KODRA – Asgjë nuk e ndalon këtë rrugë, vetëm nëse bien Shtetet e Bashkuara të Amerikës

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.