Skip to content
12 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Politika

OPINION – Arrestimi i ish- presidentit Meta, në mes drejtësisë, formës dhe përmbatjes së kufizimit të lirisë…

ShkodraWeb 22 October, 2024
arrestimi ilir meta 2024

Ilir Meta është produkt dhe pjesë e rëndësishme e klasës politike që qeveris Shqipërinë nga 1992 e deri më sot. Si pak të tjerë, pavarësisht reshtimit në grupin e studentëve të “Dhjetor ’90”, ai zgjodhi të mos bëhet pjesë e Partisë Demokratike, siç ishte edhe “moda” e asaj kohe. Me gjasë, ka ndikuar formimi i atëhershëm, si student i ekonomisë politike por edhe trashëgimia familjare e majtë, siç e ka deklaruar vetë edhe Ilir Meta herë pas here.

Sigurisht, në mes pjesëtarëve të klasës politike të 30 viteve të fundit, ka edhe të papërlyer në korrupsion apo afera të ndryshme të pista. Përtej kësaj, asnjë shqiptar nuk besoj se “vë dorën në zjarr” as për Ilir Metën dhe për asnjë tjetër që ishte apo është pjesë e këtij “kazani politik”. Pasurimi i shpejtë, shpërfaqja e jetës luksoze dhe sidomos arsimimi jashtë vendit i fëmijëve në shkolla që kosto vjetore arrin edhe mbi 100 mijë dollarë, besoj se janë argument i mjaftueshëm që asnjëri prej tyre ti përgjigjet thirrjes biblike “kush është i pamëkat të hedh gurin e parë”.

Pothuajse unanimisht, çifti Meta- Kryemadhi, janë konsideruar “të fuqishëm”. Jo vetëm në aspektin politik që e kanë treguar në shumë raste, por edhe financiarisht. “Like floriri” është përdorur shumë shpesh që në vitin 1999, kur Meta u ngjit në krye të qeverisë shqiptare kur ishte vetëm 30 vjeç. Madje, edhe fuqia politike përmes Lëvizjes Socialiste për Integrim që ndërtoi si shkëputje nga PS- ja në 2004- in, lidhej gjithmonë me fuqinë ekonomike të dyshes Meta- Kryemadhi. Për ata që e kujtojnë, që në hapat e parë, pranë LSI- së u afruan edhe në drejtim superior të saj, emra të njohur nga bota e biznesit.

“Telashet” e Ilir Metës me drejtësinë, janë të kahershme, duke nisur nga viti 1992, kur Kuvendi i asaj kohe në tetor i hoqi imunitetin për disa ngjarje që lidhen me Poliçanin e ku doli edhe emri i deputetit socialist të asaj kohe. E njëjta skemë, u përsërit edhe në kuadër të hetimit “blloku i zi”, pas video- aferës Meta- Prifti, që i parapriu edhe ngjarjes së rëndë të 21 Janarit. Edhe asokohe, Meta mbeti pa imunitet por Gjykata e Lartë disa muaj më pas, e shpalli të pafajshëm me rezultat 5- 0 në votim, duke patur pjesë të trupës gjykuese edhe Ardian Dvoranin, i certifikuar zyrtarisht edhe si “kampion i antikorrupsionit”.

Arrestimi i pak orëve më parë i ish- presidentit, ish- kryetarit të Kuvendit, ish- kryeministrit, ish- zëvendëskryeministrit, ish- ministrit disa herë, ish- deputetit në të gjitha legjislaturat, në formën e përmbushjes së urdhrit të SPAK, nuk ka lënë shije të mirë. Jo në kuptimin e arrestimit të shtetasit Ilir Meta por të një institucioni përfaqësues- drejtues të shtetit shqiptar për shumë e shumë vite. Ishte në ajër arrestimi i tij, siç edhe kufizimi i lirisë për ish- bashkëshorten Kryemadhi por ekzekutimi i vendimit mund dhe duhej bërë ndryshe.

Për hir të realitetit, përtej sulmeve të skajshme ndaj SPAK, Dumanit por edhe prokurorëve speciale të tjerë, Ilir Meta është paraqitur sa herë është thirrur nga organi i Akuzës. Ilir Meta mund të thirrej ti komunikohej ndryshimi i pozitës juridike, mund ti lihej kohë të vetëdorëzohej me dinjitet apo edhe të arrestohej në banesë, selinë e Partisë së Lirisë apo një ambjent tjetër, duke i lënë më shumë dinjitet njerëzor jo personazhit por institucioneve të këtij shteti. Nuk ka asnjë justifikim logjik për arrestimin e tij në mes të një superstrade në kryeqytet, me një skenë- skenar që sjell në mendje prangosjet e bosëve të rrezikshëm në Itali dikur apo Amerikën Latine në përgjithësi. Pas hetimeve në liri për gati 5 vite ndaj Ilir Metës, ngutja dhe forma e papërshtatshme e arrestimit, më shumë synon të përcjellë një mesazh, mbase edhe politik. Të paktën, i jep këtë mveshje aktit publik ndaj ish- shtetarit.

Pas Sali Berishës, arrestimi i Ilir Metës nuk është i fundit që do të ndodhë, djathtas, majtas apo në qendër. Akuzat ndaj tij, që priten të zyrtarizohen nga SPAK edhe para GJKKO- së, janë tipike të një politikani shqiptar, mbase edhe më gjërë. Nuk ka asgjë që nuk mund të besohet apo mosbesohet në këtë mesele. Madje, urojmë që, të gjithë ata që janë pasuruar duke futur duart në buxhetin e një shteti të varfër- më saktë në xhepat e të gjithë shqiptarëve, të japin llogari para drejtësisë. Jo vetëm kaq, mirë do të ishte tu sekustroheshin pasuri të luajtshme dhe të paluajshtme, shumat marramëndëse në bankat brenda e jashtë Shqipërisë. Përmes tyre, kanë siguruar pushtetin politik për të mbushur sërish xhepat e tyre në vijim të një cikli të pambarimtë që rëndom ne shqiptarët e quajmë “tranzicion”. Në fakt, ka qenë pasurim i një kaste politike për 30 vite, duke zëvendësuar Byronë Politike apo Bllokun e famshëm të udhëheqjes komuniste.

Nëse do të hapet “Kutia e Pandorës” e politikës shqiptare, do të shohim të rrëzohen edhe shumë emra të njohur edhe ndërkombëtarisht të biznesit, medias etj. Vetëm kodi “omerta” i atyre në duart e drejtësisë tashmë ose që mund të zbatohet nga SPAK dhe organet e tjera ligjzbatuese, mund ta shmangë këtë shëmbje, e cila do të regjistronte një hap të rëndësishëm të Shqipërisë në rikthimin në normalitet, që për hir të realitetit, nuk mbahet mend se në cilën periudhë e ka gëzuar.

Pavarësisht se në cilin krah, në opozitë apo në pushtet, përkatësia politike apo lidershipi i njërit krah apo tjetrit, nuk mund të justifikohet kurrsesi politikisht në përballjen me drejtësinë. “Zullumi këputet duke u trashur” dhe momentin nuk e përcakton dot as politikani, as prokurori dhe as gjykatësi. Ajo që mbase duhet evidentuar me forcë është momenti i cilësimit “i keq” apo “i mirë” i një politikani të fuqishëm. Nëse përcaktimi ndryshon në në varësi të pozicionit në krah apo përballë, atëherë problemi është tek drejtësia. Qoftë ajo e re apo e vjetër! /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 22 tetor 2024…
Artikull pas: “Policia u përball me kundërshti”, arrestimi i Ilir Metës, reagon ministri i brendshëm Hoxha: Ja pse u përdor forca

TË FUNDIT

arben anamali 2025
  • Aktualitet

“Injoruan paralajmërimin e tij”, media izraelite shkruan për Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë

ShkodraWeb 11 July, 2025
eliona shkreli theth 2025
  • Kryesore

VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren…

ShkodraWeb 11 July, 2025
edmond arizaj arben anamali 2025
  • Kryesore

NGA EDMOND ARIZAJ – Mungesat sistemike, vdekja ulëritëse e kapitenit në Shkodër…

ShkodraWeb 11 July, 2025

TË FUNDIT

  • “Injoruan paralajmërimin e tij”, media izraelite shkruan për Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë 11 July, 2025
  • VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren… 11 July, 2025
  • NGA EDMOND ARIZAJ – Mungesat sistemike, vdekja ulëritëse e kapitenit në Shkodër… 11 July, 2025
  • “Mbrojtje e mjedsit por të mos harrohen njerëzit”, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult reagon për Thethin 11 July, 2025
  • VIDEO – Bashkia Shkodër nis rikthimin në identitet të zonave ku u shembën ndërtimet pa leje në Theth 11 July, 2025
  • Superaksioni me 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim në Shkodër, Elbasan, Vlorë e Tiranë, SPAK jep informacionin 11 July, 2025
  • Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen shefa komisariatesh, ja kush caktohet në Shkodër… 11 July, 2025
  • VIDEO – “E vërteta për tregun e Zdrales”, imam Muhamed Sytari sqaron procesin nga viti 2013 e në vijim 11 July, 2025
  • VIDEO – “Histori suksesi për Shkodrën dhe për Shqipërinë”, Europiani U-16 i basketbollit, reagon Benet Beci 11 July, 2025
  • VIDEO – Sulmi me molotov ndaj fadromës së IKMT- së në Theth, Policia e Shkodrës jep informacionin zyrtar 11 July, 2025
  • Zgjedhjet e 11 maj 2025, kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës pyetet 1 orë në SPAK… 11 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Aksion në shakallë të gjërë në SPAK në Shkodër, lëshohen 13 urdhër- arreste, edhe policë… 11 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

arben anamali 2025
  • Aktualitet

“Injoruan paralajmërimin e tij”, media izraelite shkruan për Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë

ShkodraWeb 11 July, 2025
eliona shkreli theth 2025
  • Kryesore

VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren…

ShkodraWeb 11 July, 2025
edmond arizaj arben anamali 2025
  • Kryesore

NGA EDMOND ARIZAJ – Mungesat sistemike, vdekja ulëritëse e kapitenit në Shkodër…

ShkodraWeb 11 July, 2025
peragine katedrale shkoder 2025
  • Aktualitet

“Mbrojtje e mjedsit por të mos harrohen njerëzit”, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult reagon për Thethin

ShkodraWeb 11 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.