Dashuria tokësore këtë herë fitoi mbi atë drejt Zotit, përkundër përpjekjes për ta luftuar atë. Maria Teresa Saccente, kryemurgesha në manastirin San Bernardo Tolomei në Itali, ra në dashuri me një burrë dhe për këtë manastiri u mbyll.
Manastiri po mbyllet për mungesë stafi, ndërsa murgesha, e cila kishte që në vitin 2015 që shërbente aty, duket se nuk e ka marrë mirë përjashtimin e saj nga manastiri. “Kjo që po kaloj do të shënjojë gjithë jetën”, ka thënë ajo.