“Nusja e ardhshme e djalit të kryeministrit mes dhjetëra viktimave”, CNN amerikan shkruan për tërmetin në Durrës

Nusja e ardhshme e djalit të kryeministrit shqiptar Edi Rama ishte mes dhjetëra personave qëhumbën jetën kur një tërmet shkundi vendin të martën, konfirmon zyra e kryeministrit të Shqipërisë, kështu shkruan televizioni prestigjioz amerikan, CNN.


Kristi Reçi, e fejuara e djalit të Kryeministrit shqiptar Gregor Rama, humbi jetën në tërmet me prindërit dhe vëllanë e saj.

Gregor Rama kishte postuar më herët në Instagram një histori, në të cilën shkruante se “mes shumë viktimave të kësaj tragjedie është edhe personi më i afërt për mua, së bashku me vëllain e saj, nënën dhe babanë”, duke shtuar se ata “u gjetën nën rrënoja”.

Të paktën 40 njerëz humbën jetën në një tërmet me madhësi 6.4, i cili goditi qytetin portual të Durrësit, rreth 36 kilometra nga kryeqyteti i vendit Tirana, të martën në mëngjes. CNN shkruan se ky është tërmeti më i fortë që goditi kombin evropian në 40 vjet.

Qindra u lënduan gjithashtu në incident dhe disa janë ende të humbur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Ky rajon ka regjistruar sërish tërmete të enjten në mëngjes, me një tërmet 5.0 dhe një madhësi 4.8 të regjistruar, sipas zëdhënëses së Ministrisë së Mbrojtjes, Albana Agastra.