Në kohën që në të gjitha mjediset politike dhe gazetareske po qarkullon thashethemi pa asnjë provë, se ekziston videoja e një zyrtareje të Rilindjes që ka një lidhje të veçantë me një diplomat të lartë, gazeta Koha Jonë i ka hedhur benzinë zjarrit të spekulimeve.
Sot pasdite në faqen e saj online gazeta ka hedhur një foto të ambasadorit të BE, Soreca me zëvendës ministren e brendëshme Romina Kuko. Gazeta, shumë e afërt me qëndrimet e Presidentit Meta e ka shoqëruar foton me një tekst sa të pakuptimtë po aq edhe të mbushur me aluzione.
“Ambasadori i BE në Tiranë Soreca mbetet i përkushtuar për ta ndihmuar ministrinë e brendshme në luftën kundër krimit. Takimet e ambasadorit Soreca në këtë ministri janë të vazhdueshme, ndryshe nga parardhësja e tij, Vlahutin e cila vizitonte me shumë ministrinë e Transportëve të asaj kohe, duke qenë pasionante për infrastrukturën moderne” shkruhet në tekstin ku kuptohet qartë se fokusi nuk ka të bëjë aspak me përkushtimin e luftës ndaj kr.imit.
Duket qartë se në ky lloj ushtrimi i profesionit të gazetarit nuk ka asgjë të përbashkët me raportimin e fakteve reale, por ai i shërben më shumë situatës së ngarkuar të debatit që po zhvillohet lidhur me diplomatët e kapur nga Rama të cilët presidenti meta i etiketoi sot si një “grup të strukturuar”.