ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

MOSE E BESO PO DESHE/ “Njësoj si të bëni ushtrime për 90 minuta…”, të shikosh futboll është mirë për shëndetin…

Shkencëtarët nga Universiteti Leeds kanë analizuar gjendjen psikike dhe fizike të 25 fansave të futbollit gjatë tri ndeshjeve shumë të rëndësishme të futbollit. Ata panë se këta adhurues të “çmendur” të futbollit kryenin një lloj ushtrimi gjatë 90 minutave të ndeshjes, dhe rrahjet e zemrës ju rriteshin për 65%, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Ky lloj “ushtrimi” është ekuivalent me një ecje apo vrapim prej një orë e gjysmë. Sipas ekspertëve, ta shikosh ekipin tënd të fitojë gjithashtu e zhvillon trurin dhe i përmirëson funksionet psikologjike. Nga ana tjetër, ta shikosh ekipin tënd të preferuar të humbë, ka të njejtin efekt emocional negativ sikurse humbja e një shoku.

Pjesëmarrësit e këtij studimi ishin të moshës 22 deri në 65 vjeç. Këtyre personave, hulumtuesit iu kishin matur shtypjen e gjakut dhe të rrahurat e zemrës para gjatë dhe pas ndeshjes, dhe kishin vërejtur ndryshime të dukshme të këtyre parametrave.

Disa nga pjesëmarrësit, ekipet e të cilëve kishin humbur ndeshjen kanë treguar se janë ndier të shkatërruar emocionalisht me ditë të tëra si dhe gjatë ditëve të ardhëshme, kanë pasur tension të lartë të gjakut.

“Përfundimisht, ta shikosh një ndeshje futbolli do të thotë të kryesh një ushtrim kardiovaskular, i cili do të ketë edhe efekte psikologjike dhe emocionale”, tha Dr Andrea Utley, pjesëmarrës i këtij studimi.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.