Skip to content
13 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Shëndeti
  • Sociale

KËSHILLA TË VLEFSHME – Një gotë ujë esëll në mëngjes sapo “hapni sytë”, zbuloni përfitimet në organizëm…!

ShkodraWeb 20 November, 2023
gote uji esell

A mund të qëndrosh pa pirë ujë, çaj apo çdo lëng tjetër për të paktën tetë orë? Vetëm idea e kësaj sfide tingëllon shqetësuese apo jo? Uji është shumë i rëndësishëm dhe këtë nuk mund ta nënvizojmë mjaftueshëm.

Ekspertët rekomandojnë që ta pini ujin sapo të hapni sytë. Sipas tyre, gjatë gjumit, trupi dehidratohet ndaj uji duhet pirë që në mëngjes. A jeni zgjuar ndonjëherë dhe jeni ndjerë të etur dhe të dehidratuar? Kjo ka ndodhur sepse trupi nuk ka marrë asnjë lëng për të paktën 8 orë.

Uji luan një rol thelbësor për të gjitha funksionet e trupit. Hidratimi është shumë i rëndësishëm dhe duhet të nisë që në mëngjes, sepse siç thotë populli ‘fillimi i mbarë, gjysma e punës.’

5 arsyet përse duhet të pini ujë që në mëngjes

Do të hidratoheni. Trupi dehidratohet pas shtatë ose tetë orësh gjumë. Nëse pini ujë sapo të zgjoheni do të rrisë nivelin e oksigjenit në organizëm. Për më tepër, uji ndihmon muskujt dhe qelizat e gjakut.

Metabolizmi do të përmirësohet. Pirja e të paktën një gote të madhe me ujë në mëngjes mund të përmirësojë metabolizmin me të paktën 24 përqind. Një gjë e tillë do ju vijë në ndihmë për mbajtjen e një peshe të mirë trupore.

Trupi do të pastrohet nga toksinat. Kur pini ujë në mëngjes përpara se të ushqeheni, do të pastroni zorrën e trashë dhe do të përshpejtoni përthithjen e ushqyesve. Për më tepër, veshkat do të funksionojnë më mirë nëse trupi furnizohet me lëngje.

76 % e indeve e trurit përmbajnë ujë. Kur jeni të dehidratuar, është njësoj sikur truri të mos ketë ushqim. Kështu, ju do të ndiheni të lodhur, të drobitur, do të keni dhimbje koke dhe luhatje humori.

Do të ndiheni më të ngopur. Uji mbush stomakun. Nëse pini ujë përpara se të hani ushqim, nuk do ta teproni dhe do të ndiheni më të ngopur. Pirja e ujit në mëngjes do ju bëjë të ndiheni të ngopur deri në drekë.

Këshilla për pirjen e ujit

Pini të paktën 1-2 gota me ujë pasi të zgjoheni. Mos konsumoni ushqim për të paktën një orë pasi të keni pirë ujë. Mos pini pije alkolike përpara gjumit.

72 përqind e trupit të njeriut përbëhet nga uji.

75 përqind e muskujve përbëhen nga uji

82% e gjakut është ujë

90% e mushkërive është ujë

76% e trurit përbëhet nga uji

25% e kockave përbëhen nga uji

Këto shifra janë të mjaftueshme për të kuptuar rëndësinë e hidratimit. Trupi varet nga uji që të mbijetojë. Çdo qelizë, ind apo organ i trupit ka nevojë për ujë që të funksionojë. Për më shumë shije ju rekomandojmë ta shoqëroni me pak limon. /AgroWeb.org/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 nëntor 2023…
Artikull pas: FOTO – Aksidenti i radhës në rrugët e Shkodrës, tek sheshi i spitaleve, makina përplaset për motoçikletën…

TË FUNDIT

minuta fundit
  • Kronika e zezë

MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër

ShkodraWeb 12 July, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person

ShkodraWeb 12 July, 2025
theth boci spahia perplasen me policinë
  • Kryesore

VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

ShkodraWeb 12 July, 2025

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër 12 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person 12 July, 2025
  • VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth 12 July, 2025
  • “Do emigroj sërish…”, 23-vjeçari i zhgenjyer, la ëndrrën në mes që të ndërtojë në Theth… 12 July, 2025
  • NGA LUTFI DERVISHI – Fshatari, rosa dhe turisti… 12 July, 2025
  • “Ndërpritni menjëherë këto shkatërrime pronash”, përfaqësuesi i Bajrakut të Shalës autoriteteve: Të ulemi e të dialogojmë 12 July, 2025
  • KF Vllaznia propozon ndryshim të skemës aktuale të “Final 4”, ja çfarë kërkoi drejtori Vioresin Sinani… 12 July, 2025
  • Dy vëllezër nga Puka 24 vjet në kërkim të drejtësisë, dhjetra vite burg dhe marrin pafajësi në Strasburg… 12 July, 2025
  • EMRAT – “Masa e sigurisë”, GJKKO merr vendimin për të arrestuarit në Shkodër, mes tyre ish-shefi i Krimeve… 12 July, 2025
  • VIDEO – “Paketa e Maleve, ‘kali i Trojës’ për Veriun”, deputetja e PD- së Jorida Tabaku reagon për Thethin 12 July, 2025
  • VIDEO – Nis zyrtarisht aplikimi online për “Paketën e Maleve”, kryebashkiaku Benet Beci jep lajmin dhe fton… 12 July, 2025
  • VIDEO – Pezullohen inspektorët e AKU- së, do të kalojnë në një testim në komision me shumicë nga UBT 12 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit
  • Kronika e zezë

MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër

ShkodraWeb 12 July, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person

ShkodraWeb 12 July, 2025
theth boci spahia perplasen me policinë
  • Kryesore

VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

ShkodraWeb 12 July, 2025
klodian harusha 2025
  • Aktualitet

“Do emigroj sërish…”, 23-vjeçari i zhgenjyer, la ëndrrën në mes që të ndërtojë në Theth…

ShkodraWeb 12 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.