Skip to content
17 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Policia e Shkodrës kap 65 kile marijuanë “çokollatë” dhe 31 kg kanabis në formë boçe, në kërkim dy persona…

ShkodraWeb 12 May, 2024
dr pol shkoder sulaj konference 2024

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në konferencë për shtyp, në lidhje me asgjësimin e 19 mijë fidanëve, 2 mijë farave dhe sekuestrimin e 97 kilogramëve kanabis, gjatë fillimit të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”:

Përshëndetje,

Jam sot këtu së bashku me stafin tim për të bërë prezent rezultatet e punës në kuadër të operacionit policor kombëtar antikanabis të koduar “Territor i pastër” i cili ka nisur që prej fillimit të kësaj jave nga Shkodra.

Gjithashtu nëpërmjet jush dua të komunikoj me qytetarët e qarkut Shkodër, për sensibilizimin e tyre me qëllim bashkëpunimin akoma më shumë me Policinë për të denoncuar cdo rast të tentativës për kultivim të kanabisit por dhe të çdo paligjshmërie tjetër.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për marrjen e masave parandaluese dhe operacionale ndaj tentativave për kultivim, prodhim, shitje e trafikim të kanabisit, prej një jave ka nisur operacionet e kontrollit në terren.

Bazuar në inteligjencën policore dhe si rezultat i kontrollit masiv të territorit, mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me mjete të kalueshmërisë së lartë me pajisje logjistike, kryesisht dronë të cilësisë së lartë, është bërë i mundur evidentimi i 11 rasteve të tentativave për të kultivuar kanabis në vende të ndryshme të territorit të qarkut Shkodër.

Për 11 raste janë evidentuar dhe asgjësuar 19300 fidanë kanabis të kultivuar në kubikë, vazo dhe në tokë, në Malësi të Madhe, Vau i Dejës, Njësitë Adminsitrative të Bashkisë Shkodër, dhe janë sekuestruar 2160 fara kanabisi.

Për këto raste nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Komisariateve në varësi të saj nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër si dhe për disa raste me SPAK, vijojnë hetimet proaktive për persona dhe grupe kriminale që organizojnë këtë veprimtari kriminale.

Po në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër” dhe “Tempulli 2”, gjatë orëve të fundit është siguruar informacion për një tentativë për trafikim të një sasie të konsiderueshme e dyshuar marijuanë të përpunuar në formë çokollate dhe në formë boçeje.

Strukturat e Hetimit në Drejtorinë Vendore, strukturat Operacionale dhe ato Shqiponja kanë ndërhyrë në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër në një ambient të përshtatur me tunel për të fshehur lëndën narkotike dhe gjatë kontrollit në tunel kanë gjetur dhe sekuestruar 65.5 kilogramë marijuanë të përpunuar në formë çokollate. Në vijim të operacionit në brendësi të një automejti tip furgon të parkuar afër të këtij ambienti, u gjetën dhe u sekuestruan 31.5 kilogramë kanabis në formë boçe dhe një sasi municioni luftarak.

Në momentin e ndërhyrjes nuk janë kosntatuar personat e dyshuar por nga hetimet paraprake është bërë shpallja në kërkim e dy shtetasve si autorë të dyshuar të këtij rasti dhe konkretisht shtetasit N. M., 42 vjeç dhe B. M., 37 vjec, lindur në fshatin “Ura e Shtrenjtë” dhe banues në Shkodër, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.

Po nga hetimet rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një grup personash të tjerë dyshohet se janë implikuar në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së kanabisit në qarkun e Shkodrës.

Gjatë katër mujorit të parë të këtij viti janë evidentuar dhe asgjësuar rreth 51 mijë fidanë kanabis, baza logjistike për rastet e evidentuara, janë sekuestruar rreth 10 mijë fara, 170 kilogramë kanabis, e sende të tjera që shërbenin për kultivim, dhe prodhime shitje të tij.

Janë arrestuar, ndaluar e proceduar 61 shtetas ndërkohë që vijojnë hetimet e thelluara për dhjetëra shtetas të tjerë dhe grupe kriminale për rastet e evidentuara gjatë kësaj jave.

Duke përfituar nga rasti dua ti drejtohem qytetarëve që duan dhe zbatojnë ligjin, që duan që fëmijët e tyre të jenë të sigurtë në rrugë, në shkollë dhe të mos kërcënohen nga rreziku i përdorimit të lëndëve narkotike apo të përfshirjes në shpërndarje të lëndëve narkotike:

Besoni dhe bashkëpunoni më shumë me Policinë e Shtetit, ne jemi në shërbimin tuaj dhe të zbatimit të ligjit, ndihma e mbështetja juaj e bën më të lehtë përmbushjen e misionit tonë.
Denonconi çdo rast të paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet dhe konstatohet nga ana juaj.

Një thirrje dhe apel edhe për ata banorë që gënjehen nga persona apo grupe kriminale duke rënë pre e tyre për tu përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, që të tregohen të kujdesshëm dhe të denoncojnë çdo indicje për ushtrim të kësaj veprimtarie kriminale.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër me mbështejten e Drejtorisë së Përgjithshme të Polcisë së Shtetit është e vendosur për të goditur çdo fenomen kriminal që shfaqet dhe për këtë në ditët në vijim do të intensifikojmë kontrollet në territor, në ambiente të mbyllura ku mund të kulftivohet kanabis me anë të llambave.

Gjithashtu dua të siguroj qyetarët se Policia e Qarkut Shkodër është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë, për të zbatuar masat e paketës së sigurisë në shkolla dhe për të forcuar bashkëpunimin me agjencitë e zbatimit të ligjit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit në përgjithësi dhe të krimit të organizuar në veçanti.

Faleminderit!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 maj 2024…
Artikull pasardhës: VIDEO – “Im bir më mbyti sot me lot gëzimi”, djali i regjisorit të njohur shkodran fiton çmim prestigjoz në Itali

TË FUNDIT

bordi administrimit unishk administratori 1 2026

FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK… 17 March, 2026
  • Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste 17 March, 2026
  • Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis 17 March, 2026
  • “Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit… 17 March, 2026
  • E RËNDË – 31- vjeçarja nga Dobraçi tenton vetëvrasjen duke gëlltitur fostoksinë, detajet nga policia… 17 March, 2026
  • Kuvendi miraton pa praninë e opozitës rezolutën, Irani shpallet shtet terrorist dhe sponsor i terrorizmit 17 March, 2026
  • ERMRI – Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në mjetin e efektivit të policisë, pranga 32- vjeçarit me precedentë 17 March, 2026
  • VIDEO – Kapen në Muriqan 4.2 kg kanabis sativa dhe 38 mijë euro të padeklaruara, arrestohen 2 persona 17 March, 2026
  • Shqiptarët vdesin nga zemra gati 2 herë më shumë se në BE, në rritje edhe problemet e shëndetit mendor 17 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bordi administrimit unishk administratori 1 2026

FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
ali larijani iran 2026

“Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.