
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një reagim pas shkrimit të kryeministrit Rama për përfshirjen e Ilir Metës në Sigurimin e Shtetit, i ka drejtuar kreut të qeverisë 5 pyetje.
Blushi e nis duke pyetur kryeministrin Rama nëse ka marrë rrogë apo honornare nga Sigurimi i Shteti për punën në revistën “Në shërbim të Popullit”. Ndërsa në pyetjet vijuese ai i drejtohet Ramës së çfarë e lidh atë me dosjen ‘Scavolini’ dhe spiunen Neta.
Postimi i plotë:
PESË PYETJE PËR EDI.K.R APO EDVIN KRISTAQ RAMËN DHE NJË SQARIM.
1⃣ – Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi “Në shërbim të popullit”?
2⃣ – Kush të gjeti punë në revistën e Sigurimit “Në shërbim të popullit” dhe në këmbim të çfarë?
3⃣ – Çfarë të lidh ty me spiunen “Neta” që karikaturove në revistën e Sigurimit?
4⃣ – A i ke ofruar Sigurimit ndonjë shërbim EKSTRA në 3 nëntor 1988. Kush ishte përkthyesi dhe çfarë të lidh ty me dosjen “Scavolini”? Po raportin ti e shkruajte?
5⃣ – Kush është spiuni i faktuar N.L dhe a je i sigurt që nuk re në kurthin e “Radio Lojës”?
Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta.
Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës.
Për më tepër, që karikaturisti me pagesë i revistës së Sigurimit “Në shërbim të popullit”, e di më mirë se kushdo që takimet apo bisedat për të cilat pretendon janë të dokumentuara.
Gjithsesi nuk ka më vend për justifikime dhe alibi.
Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet.
Ka shumë gjëra që kanë çmim.
Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi.
Djali i Netës i di shaka këto.
Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi!
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!