Skip to content
29 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

NGA FATJON GJINAJ – Toka e babës tem dhe ‘toka’ jonë…

ShkodraWeb 1 year ago

Zona prej nga jam (Selita), nga të gjitha anët kufizohet me anë që ia kanë ngrënë anët. Të njëjtin fat ka patur edhe Mirdita me instalimin e komunizmit ku në kufijtë e 5 rretheve fqinje të saj, vendasit thonë me krenari se “besa mirditor jam, por prej Puke”, siç më tha Leka ka nja pak ditë (për të cilin do ulem të shkruaj një ditë tjetër). I them vetes, “mos është mëkat ta mendoj se njësoj siç ia bënë Shqipërisë Fuqitë e Mëdha e uzurpatorët e vegjël në Ballkan, ia bëri komunizmi veçanërisht Mirditës”. Ndoshta e zhduk këtë mendim të ‘prapshtë’ por deri në atë çast kur ndërmendem se edhe fshatin tim (Lufajt), ia ka prerë pjesën ndoshta më të mirë të ‘shtatit’ komunizmi.

“Epo ajo farë e keqe daltë fare”. Por jo, s’del or’ s’del! A i dëgjoni përditë si ekuzojnë e akuzohen mes vedit. 32 vite gjurma më e thellë që do mbetet përgjithmonë si një vepër, kam frikë e pakonkurueshme për dekada është “Rruga e Kombit”, që përshkon tan’ Mirditën duke ia zgjidhur lakun prej fytit dhe ftuar në “civilizim”. Kam besuar më tepër, nuk jam zhgënjyer se s’ka qenë besim i verbër, dhe kur s’është i tillë njeriu e përgatit veten. Kurrë më as këta e as ata, sa herë e patën përpara hartën e kësaj krahine, veç e shqyen. I hoqën Gjykatën e Prokurorinë, i hoqën disa drejtori vendore, i ulën përfaqësimin, e përfaqësuan me trafikantë e kriminelë ordiner në shumë raste. Me njerëz që ngrejnë veç kartonin e me fol s’ditën kurrë në raste të tjera. Nuk e çuan as nëpër mend të rregullojnë krimin administrativ të komunizmit që përveç se i përçau, edhe i turiti mirditorët, ca andej e ca këtej. Tani do ulen të shikojnë hartën territoriale sërish. Po, do e miratojnë ndarjen administrative sipas oreksit dhe hiç s’do pyesin për padrejtësinë e shekullit.

Ky është një mesazh për të shkuar tek mirditorët dhe “bërë bashkë kokat” që të thonë fjalën e tyre, mos lejojmë të na tallin e nëpërkëmbin. Është një thirrje për intelektualët, profesorët e historianët e kësaj krahine, për biznesmenët e sipërmarrësit, për përfaqësuesit politik e civil të ulen e mbajnë një qëndrim të përbashkët që është i pranueshëm për të gjithë.

Për të dalë tek titulli i këtij shkrimi. Isha fëmijë fare dhe jetoja më shumë larg prindërve të mi se sa me ata, për shkak se ndiqja shkollën në Rrëshen, e ata se lëshonin kullën në Lufaj. Im atë vendosi të heq një gardh që ndante tokën tonë me kufijarin. “E bleva”, tha. “Marrzi, ç’bën k’shtu, njerëzit po blejnë prona buzë detit e nëpër Tiranëra e Durrësa, ti lë djersën k’tu”. “Epo kaq mundem unë, blijini ju ato të tjerat”, këmbëngulte ai. Di të rrah gjoksin kollaj sot, të shoh tokën time e kufirin tim (që në fakt s’kam asnjë meritë, veç ta gëzoj prej babës), dhe mos ta çaj hiç kryet ç’bëhet karshi e me të tjerët, e njësoj të bëjmë të gjithë. Por s’është aspak e sinqertë dhe burrnore ta lokalizojmë problemin me ‘larg **thës time’.

Ndonjëherë, për interesa të mëdha, përtej bindjeve, justifikimeve, pesimizmit e dorëzimit të gjithçkaje, duhet të jemi bashkë. Dhe keq ndjehem, që teksa nën rrogoz kur po ndahen petat e lakrorit, është pritur me kaq qetësi nga ne mirditorët të paktën. Tryezat do të jenë veçse formalitet dhe vulë… nëse është ndonjëri që pret diçka prej tyre. /Nga Fatjon GJINAJ, publikuar në Facebook/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: “LOJË SPIUNËSH” – “Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit”, Tedi Blushi 5 pyetje publike Edi Ramës
Lajmi pasues: “Za Fest nuk lindi dje në Shkodër”, reagon zevendëskryetari i Bashkisë: Dezinformim për interesa politike…

TË FUNDIT

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

1 hour ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

2 hours ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

6 hours ago

TË FUNDIT

  • “Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë 29 September, 2023
  • EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve 29 September, 2023
  • VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe 29 September, 2023
  • PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar… 29 September, 2023
  • Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë… 29 September, 2023
  • NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht… 29 September, 2023
  • Aksidentoi 86- vjeçaren në hyrje të Shkodrës, arrestohet 20 vjeçari me banim në Dubai, e moshuara rëndë në spital 29 September, 2023
  • EMRAT – “Furtunë” në Komisariatin e Mirditës, pas ekzekutimit të Martin Bardhit, shkarkohet “zinxhiri” komandues 29 September, 2023
  • VIDEO – Në shkurt iu kapën 48 mijë euro të padeklaruara, sot në Muriqan të njëjtit autobus, iu gjetën mbi 80 mijë 29 September, 2023
  • VIDEO – Zbardhen disa nga ngjarjet e rënda të kohëve të fundit në Shkodër, drejtori i DVP- së para gazetarëve 29 September, 2023
  • E TRISHTË – Ndërron jetë në SHBA At Artur Liolin, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse atje 29 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e premte, 29 shtator 2023… 29 September, 2023

TË FUNDIT

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

1 hour ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

2 hours ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

6 hours ago
PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…
  • Art-Kult

PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.