Skip to content
28 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Rajoni & Bota

LAJM I KEQ/ Gjermania lehtëson procedurat e riatdhesimit, lehtësohet arrestimi i personave me detyrim për t’u larguar…

ShkodraWeb 4 years ago

Qeveria gjermane miratoi projektin e “ligjit të kthimit të rregullt”, në mënyrë që të mos dështojnë kaq shumë riatdhesime. Ai parashikon që të lehtësohet arrestimi i personave me detyrim për t’u larguar nga Gjermania.

Në rrugë këtë projekt e vuri Ministria Federale e Brendshme nën drejtimin e Horst Seehoferit (CSU). Projekti i tij parashikon që në të ardhmen të jepen shumë më pak para për të huaj, të cilët janë njohur në një shtet tjetër të BE si refugjatë. “Shërbimet për ta reduktohen si të thuash në biletën e kthimit”, tha zëvendëskryetari i Grupit Parlamentar Unionist, Thorsten Frei pas mbledhjes së kabinetit në Berlin.

Veç kësaj do të zgjerohen mundësitë që personat e detyruar për t’u kthyer të arrestohen, para kthimit të planifikuar. Një ndryshim i parakushteve për një rrezik të supozuar arratie do të bëjë të mundur që arresti të mund të zbatohet më lehtë.

Meqenëse në Gjermani, për momentin ka vetëm 490 vende arresti për të huajt që duhet të largohen me detyrim nga Gjermania, Seehoferi do të lejojë deri në vitin 2022 që këta persona t’i fusin edhe në burgje të rregullta – por të ndarë megjithatë në mënyrë strikte nga të arrestuarit nën burgim hetimor dhe nga të arrestuarit e dënuar për vepra penale.

Sipas ministrit të Brendshëm, në vitin 2018 për herë të parë dështuan më shumë përpjekje për kthim me detyrim se sa u arrit të kthehen persona. 31.000 dëbime të caktuara nuk u kryen dot vitin e kaluar, vetëm 26.000 u zbatuan, deklaroi Seehoferi. Kjo është një situatë, të cilën një ministër i Brendshëm nuk mund ta pranojë, deklaroi Seehoferi.

E ngarkuara për Integrimin e Qeverisë gjermane, Annette Widmann-Mauz (CDU) i tha radios Deutschlandfunk se është e drejtë që të ndërmerret gjithçka, që ata që nuk kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtje të largohen sërish me shpejtësi nga Gjermania. Edhe Shoqata e Qyteteve dhe Komunave Gjermane e përshëndeti projektligjin si “instrument të mirë, për të shmangur një mbingarkim të qyteteve dhe komunave.”

Sipas të dhënave të drejtuesit ekzekutiv Gerd Landsberg, vitin e kaluar, prej rreth 180.000 refugjatëve që hynë në Gjermani, statusin e refugjatit ose të personave në nevojë për t’u mbrojtur e morën më pak se 40 përqind. “Megjithë ekzistencën e rregullave të qarta, arrihet gjithnjë e më pak që këta njerëz të kthehen në atdhetë e tyre.”

Kritika për projektligjin erdhi si nga opozita, ku liberalët e FDP-së folën për shkelje të kundraligjshme të sistemit, ashtu edhe nga organizata Pro Asyl, drejtuesi ekzekutiv i së cilës Günter Burkhardt deklaroi se propozimi ka si synim “zhveshjen nga të drejtat, më shumë arrest dhe një spostim nga Gjermania duke hequr shërbimet sociale.”. /DW/

Continue Reading

LAJM PARA: LAJM I KEQ/ Parlamenti i Holandës miraton kthimin e vizave për vendin tonë, fjalën e fundit duhet ta thotë gjithsesi…
LAJM PAS: EMRAT/ Shqiptarët kërkojnë të bëhen pjesë e qeverisjes vendore në Itali, 21 prej tyre garojnë në zgjedhjet e 26 majit…

TË FUNDIT

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi
  • Aktualitet

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi

7 days ago
Policia malazeze kap rreth 100 kile marijuanë, arreston një shqiptar dhe shpall në kërkim një tjetër…
  • Aktualitet

Policia malazeze kap rreth 100 kile marijuanë, arreston një shqiptar dhe shpall në kërkim një tjetër…

1 week ago
Nuk ka fitues në zgjedhjet në Malin e Zi, Gjukanoviç dhe Milatoviç në balotazh për postin e presidentit…
  • Kryesore

Nuk ka fitues në zgjedhjet në Malin e Zi, Gjukanoviç dhe Milatoviç në balotazh për postin e presidentit…

1 week ago

TË FUNDIT

  • NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 28 mars 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 mars 2023…
  • EMRAT – Publikohet lista e depozituar në KQZ, ja kush janë kandidatët e Alibeajt për Bashkinë Shkodër…
  • EMRAT – Publikohet lista e PS- së për kandidatët e Këshillit Bashkiak Shkodër, kryeson ish- sportisti kampion

TË FUNDIT

NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…
  • Kryesore

NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…

3 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 mars 2023…
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 mars 2023…

4 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 28 mars 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 28 mars 2023…

4 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 mars 2023…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.