
Holanda ka votuar për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Pesë partitë politike në Holandë, VVD, CDA, PVV, SP, CU kanë bërë bashkë 92 deputetë, nga 150 duke votuar me shumicë votash kërkesën për rikthimin e vizave për vendin tonë.
“Parlamenti, pas diskutimeve, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të ndjeshme të krminalitetit nga mafia shqiptare në Holandë dhe se këto organizata krminale keqpërdorin mundësinë për të udhëtuar pa viza përmes Evropës që të zgjerojnë më tej rrjetin e kontrabandës, duke vënë në dukje se pezullimi i vizave për Shqipërinë u detyrua nga kushte të ndryshme, duke përfshirë parandalimin e krmit ndërkufitar, i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent për liberalizimin e vizave” thuhet në deklaratën e parlamentit holandez.
Por, pavarësisht vendimit të Parlamentit të Holandës, fjalën e fundit do ta thotë Bashkimi Europian.