Gjosho Vasia është një nga emrat më të njohur të humorit shkodran e atij shqiptar. Pavarësisht se ai në fillim të viteve 1990 u zhvendos për të jetuar me familjen në Itali, emri i tij nuk u harrua asnjëherë. Përveç talentit të spitakur si humorist, në shoqërinë e pandarë të kitarës së tij, Gjosho Vasia ishte edhe një “peshkatar” i mirë i shumë talenteve, të cilët i nuhati në lëvizjen amatore të asaj kohe, sidomos në Estradën e Hidrocentralit të Vau- Dejësit. Një nga zbulimet e padiskutueshme, ishte një tjetër gjigant i humorit Zef Deda.
Ardhjet e shfaqjet publike të Gjosho Vasisë në Shkodër, kanë qënë mjaft të rralla. Por mjaft të rralla kanë qënë edhe intervistat televizive. Një nga ato, është nkë intervistë e Andi Bica, të cilën për nostalgjinë e të gjithëve, sidomos atyre që janë në emigracion siç ishte edhe Gjosho Vasia, ShkodraWeb po e rikthen më poshtë. Kujtojmë se Gjosho Vasia ndërroi jetë me 21 nëntor 2013.
MUNDË TË LEXONI EDHE: Ca tinguj kitare…dhe një emër i njohur…Gjosho Vasia