NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Hyn ne fuqi ligji, kush tymos cigare 5 muaj burg dhe 100 euro gjobe

Ata që do të kapen duke tymosur duhan në publik, qoftë vend i hapur apo i mbyllur, do të dënohen me pesë muaj burg dhe 100 euro gjobë. Ligji që ka hyrë në fuqi sot, ndalon edhe cigaren elektrike nëpër aeroporte, kazino, shkolla, trotuare dhe transport publik.
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka nënshkruar para tre muajve ligj që parandalon dhe dënon ashpër përdoruesit e duhanit.Tymosja lejohet në objektet e caktuara, që kanë nga dhjetë metra katrorë dhe aty mund të hynë vetëm personat e rritur.

Tashmë është krijuar një task forcë e posaçme, që do të ndjekë dhe do të ndalojë  duhanpirësit në mënyrë që të zbatohet ligji në masë të madhe. Sipas një raporti të realizuar më 2014, 17 milionë filipinas konsumojnë duhan rregullisht, që është një e treta e popullsisë.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media