ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Me revole ne dore, merr peng gruan dhe femijet, policia e rrethon ne shtepi

Një person me revole është duke e mbajtur peng një grua në Mançester, Britani të Madhe, pasi që e kishte ngujuar veten në një shtëpi. Fqinjët në Pemberton Way, në Oldham, janë evakuuar teksa policia po tenton ta qetësojë personin e armatosur, shkruajnë mediat britanike, përcjell Express.
Raportohet se një fëmijë dhe një foshnje ishin në shtëpinë e okupuar nga personi i armatosur kur policia u thirr rreth orës 3.15 të mëngjesit të sotëm, por tani ata janë jashtë shtëpinë dhe të sigurt, shkruan Manchester Evening News.
“Pak para orës 3.15 në mëngjes, policia u thirr dhe u raportua për një person të armatosur me revole e kishte mbyllur veten në një shtëpi në Pemberton Way Shaq, Oldham,” ka thënë një oficer i policisë./Express/

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.