Njihet si një djalë rebel, që jo pak herë ka përfunduar në polici e madje është arratisur nga komisariati. E kemi fjalën për këngëtarin e repit, Arkimed Lushaj, njohur ndryshe si Stresi.
Ai ka bërë një këngë për të ëmën dhe ndërkohë i ka dërguar disa sms në whats’app ku i shpreh dashurinë pa kurrfarë rezerve e “droje prej të forti”.
“Mam, me zor e kam mbyll këngën për ty se veç qaj. Ka dalë një këngë që veç njëherë në jetë del e tillë. Por jam duke e përmirësu me e knu përmendsh se s’po më lejn lotët aq shumë të du. Veç kur të menoj maroj krejt”, i shkruan Stresi të ëmës e cila i kujton të birit se është gjallë.
“Po unë jam gjallë. Edhe unë! Më dhemb zemra për ty”, i shkruan e ëma këngëtarit.
Sado rebel të duket, Stresi ka një dashuri të madhe për gruan që e ka sjellë në jetë.