NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Fitoni ‘pavarësi’ nga Rusia”, SHBA “zgjidh qesen”, ofron 1 miliard dollarë për Europën…

SHBA do të ofrojë 1 miliard dollarë financim për Europën Qendrore dhe Lindore për të ndihmuar rajonin të shmangë varësinë nga burimet ruse të gazit dhe energjinë. Këtë e konfirmoi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Fondi i ri amerikan do të shkojë për Iniciativën Tre Dete – një grupim i 12 vendeve anëtare të Bashkimit Europian të vendosura mes tre deteve Adriatik, Baltik dhe i Zi. Me përjashtim të Austrisë, të gjithë janë anëtarë të NATO-s.


Shumë zyrtarë perëndimor e konsiderojnë një rrezik besimin e tepërt dhe lidhjet tregtare mes Europës dhe Rusisë përmes gazit apo burimeve të tjera të energjisë. Rusia është furnizuesi më i madh i gazit natyror dhe një furnizues i madh i naftës në Europë. Pikërisht për të fituar më shumë ‘pavarësi’ nga Rusia, SHBA do të investojë një shumë të konsiderueshme në Europën Qendrore dhe Lindore.

Rritja e rrezikut rus dhe dobësimi i Europës përballë tij, shkaktoi edhe një debat mes SHBA dhe presidentit francez Macron. Përplasjet filluan pas deklaratave të Pompeo se ‘Perëndimi po dobësohej dhe se Europa duhet të hartojë një strategji të veten dhe të pavarur për të ardhmen e saj.’

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media