Fadil Sula është një i moshuar, ka kaluar 80 vitet e jetës dhe po ecën drejt 6 dhjetorit, kur do të festojë ditëlindjen e rradhës. Do të ishte një i moshuar i zakonshëm që kalon vitet e fundit në këtë botë, mbase në qetësi. Por në fakt, nuk duket se është kështu. Të paktën nga ajo që shkruan për ShkodraWeb. Fadili është babai i Sadetin Sulës. Emri i djalit të tij është mjaft i njohur dhe tashmë po përballet me drejtësinë në shkallën e dytë të saj. Sadetini është dënuar në Shkallën e Parë dhe po gjykohet në Apel. Ai është nën akuzë në këtë fazë se ka porositur ekzekutimin e gruas së tij, Suela Sula, ngjarje e ndodhur në Shkodër me 18 prill 2016, gati tre vjet më parë.
Në një komunikim me ShkodraWeb, babai i Sadetin Sulës, Fadili 80- vjeçar, jep një version të tijin për ngjarjen e rëndë, ndërsa nuk ngurron ta quajë të dënuar padrejtësisht djalin e tij, duke thënë se janë manipuluar edhe provat. ShkodraWeb, në zbatim të detyrimeve profesionale, e publikon të plotë, madje të paredaktuar komunikimin me z. Fadil Sula. Ndërkohë, jemë të hapur dhe mirëpresim çdo përgjigje ose replikë nga persona që permenden nga 80- vjeçari apo të tjerë që kanë apo duan të thonë diçka lidhur me ngjarjen e rëndë. Më poshtë, i plotë komunikimi i z. Fadil Sula me ShkodraWeb.
Mirdita, jam babai i Sadetin Sules, i denuar padrejtesisht ,me burgim per jete ,per vrasjen e gruas. Kto dite do perfunoje dhe procesi i apelit po’ edhe ne kete rast ai me siguri do te kete te njejtin denim.
Kete e them sepse qe diten e vdekjes te se ndjeres nuses tone Suela Sula provat jane manipuluar ,nuk mund te jene gabime te gjitha keto qe une po permend…
Nga kush?? Motra e Sueles, Flutra Muca, akuzoj Sadetin, i cili u arrestua, dhe qysh diten e tragjedis ajo mori 3 femijet e Sadetinit , mi heku mua, gjyshit, une qe i kam rrite e kujdesur e mi besonin mua femijet ne bjeshke edhe per pushimet e veres.
Por kjo shtetase dhe pa ligj u ba kujdestare dhe nuk mi la ti takoja kurr me.
Ju do pyetni pse nje moter do bajn kaq? Mos valle per pasuri!!! Tani do ju tregoj si u manipulua ceshtja edhe cdo pik eshte e argomentuar nga dokumentat ne fashikull, qe ju lutem te mi kerkoni dhe me qef do ju dorzoj.
1. Telefonata qe akuzoj Sadetin Sulen u be nga telefoni i viktimes ne oren 8 e59 te darkes kur viktima ndodhej ne morgun e spitalit. Pra dikush nisi nje telefonate nga celulari i Sueles kur celulari ishte i sequestruar per analizat e tabulatave.
2. Sadetini akuzohet qe morì ne telefon shoket per ti takuar per te krijuar nje alibi kur nga tabulatet dhe telefonata e rregkistrura rezulton qe jan shoket qe i Kan telefunuar per me u taku per nje kafe.
3. Ate mengjes pervec shokeve Sadetin shkoj ne bank se kishte ate dite skadencen e taksave e jo pak, 4.5 milion leke te vjetra dhe po te mos paguheshin dihet sa e kripur do ishte kamat vonesa…
4. Letra qe u gjet ne canten e viktimes flet qart per vuajtjen e Sueles sikur kjo eshte shkak i dikuj jasht familjes. Edhe se letra nuk ka as date as emer ad adres (megjithate do publikojm edhe foton e letres, qe ta mendoni vet..)
5. Femijet jane manipoluar komplet nga tezja e cila i mori pa te drejt dhe i mbajti larg nga ne, nga babai i tyre duke u thene se babai juaj ka bere kete tmerr , ka mbytur nenen tuaj..
Eshte nje vit e gjys qe ajo i largoi dhe nga shkolla nga shoqeria nga vendi ku u rriten..perse?? Qe ta kete me te lehte manipulimin e tyre…(dhe e gjithe kjo me ndihmen e organit te akuzes)
7. Flutura Muca sa e sa here bjen ne kontradikta ne dekleratat e saj ne seancat gjyqesore dhe akuzon Sadetinin, kemi proces verbalet qe e thone kete
8.Eshte po kjo shtetase se bashku me mbesen time qe ridorezon tel e viktimes ne prokurori duke thene kemi gjetur audio!!! Po kete telefon e kishte mbajtur dhe ekspertuar prokuroria dhe ekspertet per nje vit, pastaj ja dorezuan familiareve
A mund te merret si e mireqene kjo audio pasi telefoni kishte 6 muaj ne duart e familiareve te viktimes???
A mund te ket pasur nderhyrje e manipolime???
9. kjo shtetase nuk u mjaftua qe la Sadetinin ne burg , por deshi te me conte dhe mua ne burg duke deklaruar ne gjygje te ceshtjes paralele :Fadili eshte person shume i rrezikshem ai eshte bashkpunetor me Karmeshten,un e di qe Fadili nuk ishte ne llixha, kete e them me bindje te plote…
Nderkohe qekunder kesaj deshmitare esht paraqitur kallzim penal, pasi rrezulton e provuar se une kam qene ne llixha ne Peshkopi, fakt ky i deklaruar edhe nga shoket e mi te cilet kane konfirmuar faktin se rreth ores 02:00 te mengjesit kane arritur ne Shkoder pasi kane udhetuar nga Peshkopia duke mos me lene vetem ne keto momente te veshtira…
Ju kerkoj ndihme te tregojm te verten per nje njeri qe po akuzohet pa te drejta dhe menoj qe per ju do jete interresante te tregoni popullit gabimet procesuale.
Faliminderit, pres njoftime.