Banorë të Velipojës kanë mbetur të habitur teksa kanë parë nga larg një “peshk” gjigand në bregun e detit. Pasi janë afruak, kanë parë se nuk ishte një “peshk” i zakonshëm. Më të vjetrit, kanë njohur një lloj peshkaqeni, i cili në “gjuhën” e peshkatarëve, quhet edhe si peshkaqeni “udhëtar”. Bëhet fjalë për një lloj peshkaqeni, i cili ka marrë nofkën “udhëtar”, sepse lëviz nëpër vende të ngrohta dhe ku ka bollëk ushqimi.
Peshkatarët mendojnë se përveç temperaturave që janë rritur ndjeshëm ditët e fundit, ardhja e këtij peshkaqeni tregon edhe “shnedetin” e mirë të detit të Velipojë, pasi “udhëtari” ndjek edhe ushqimin e bollshëm. Ndërkohë, mbetet mister se si ka dalë në breg peshkaqeni. Hipoteza e rënies në rrjeta të peshkatarëve, nuk është shumë e besueshme por besohet se ka përfunduar i përplasur nga ndonjë peshkarexhë dhe deti e ka nxjerrë në breg.