Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Dritëhijet politike të Sali Berishës, nisi rrugëtimin në moshën 46 vjeçare dhe kërkon rikthimin 31 vite më pas…

ShkodraWeb 21 November, 2021
berisha ri vjeter

Sali Berisha në dhjetor 1990 është konsideruar nga disa si i dërguar i ish- presidentit të fundit komunist Ramiz Alia tek Lëvizja e Studentëve. Pavarësisht se lëvizja bati si bërthamë grupin e shkodranëve në Qytetin “Studenti”, pavarësisht se si lider u konsiderua në fillim Azem Hajdari, Sali Berisha ia doli të zgjidhet kryetar i PD- së, partisë së parë opozitare në këtë vend pas 45 viteve diktaturë.

PD e drejtuar nga ai, humbi zgjedhjet e para pluraliste në 1991. Një vit më pas, PD fitoi me mbi 2/3 e votave, aq sa kishte humbur përballë PPSH- së. Në zgjedhjet vendore të  korrikut 1992, Sali Berisha dhe PD humbën përballë PS- së. Në vitin 1994, Sali Berisha kishte dëshirën të miratonte një Kushtetutë me kompetenca të shumta presidenciale, post që ai e mbante nga 1992. Shqiptarët ia humbën referendumin.

Sali Berisha dhe PD fituan zgjedhjet e 26 majit 1996 dhe zgjedhjet vendore të tetorit të atij viti. Në pranverën e vitit 1997, Sali Berisha u rizgjodh si president i Shqipërisë, teksa vendi ishte përfshirë gati në një luftë civile. Me 29 qershor 1997, në zgjedhjet politike të thirrura e nën krismat e armëve dhe hijen e firmave piramidale, PD dhe Sali Berisha humbën zgjedhjet. Berisha dha dorëheqjen nga posti i presidentit.

Nga viti 1991, deri në vitin 2005, nga radhët e PD- së pati largime dhe vetëlargime të rëndësishme. Ndërkohë, pas 1997- ës, Berisha humbi edhe zgjedhjet politike të 2001- it. Pas 8 viteve në opozitë, duke bashkuar thuajse të gjithë të larguarit në vite nga PD, duke krijuar KOP- in, Sali Berisha rikthehet në qeverisje të vendit. Në vitin 2009, Berisha fiton zgjedhjet por nuk ka numrat për të krijuar qeveri. Merr katër mandate “të arta” nga Meta për të qendruar edhe 4 vite kryeministër në pushtet.

Në vitin 2011, me Lulzim Bashën si kandidat, largon Edi Ramën nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë pas 11 viteve. Dy vite më pas, pas 8 viteve në pushtet, Sali Berisha rikthehet në opozitë. Jep dorëheqjen nga kryetar i PD- së dhe mbetet deputet i thjeshtë. Ka ndikim në zgjedhjen e pasuesit në garën në mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit por edhe mbështet Bashën për 8 vite në krye të PD- së.

PD humbet zgjedhjet edhe në 2017- ën, duke e ripërsëritur edhe me 25 prill 2021. Për herë të parë në këtë vend, një parti politike e madhe nis mandatin e tretë në opozitë dhe një tjetër në qeverisje, po aq mandate. Sali Berisha shpallet “non grata” nga SHBA. Nën presion amerikan të deklaruar, Lulzim Basha pezullon Berishën nga antarësia në Grupin Parlamentar të PD- së.

Me 9 shtator 2021, Sali Berisha projekton dhe fillon turin e tij me antarësinë nën emrin “Foltore”. Fillimisht, kërkoi referendum për vendimin individual të kryetarit Basha në dëm të tij. Më pas, shpalosi ambicien për kryetar të PD- së dhe kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Nga ajo ditë, nuk kanë reshtur takimet e tij, duke kulmuar me shpalljen e Kuvendit Kombëtar të PD- së me mbledhjen e rreth 5000 fimave të delegatëve demokratë. Kjo, 8 vite pas largimit nga qeverisja e vendit dhe po kaq nga postet ekzekutive zyrtare në PD.

Hyri në politikë duke lënë mënjanë bluzën e mjekut (për të mos e veshur më kurrë) në moshën 46 vjeçare dhe tenton rikthimin sërish, me ambicie edhe më të mëdha për rithemelim të PD- së, në moshën 77 vjeçare. 11 dhjetor 2021, është dita e takimit të tij me historinë. Është folur për “Berishën I”, për “Berishën II”, në kuptimin që zakonisht përdorët për monarkët. A do të kemi edhe një “Berishë III”? Përvjetori i themelimit të PD- së nuk është larg… /ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “E trishtueshme sa poshtë ka rënë Sali Berisha”, Basha reagon pas deklaratës për përgjues në takimin me Kim
Artikull pasardhës: PËRVJETOR – “Nana jote e përhumbur…e pret një nuse”, babai Dashamir Dini kujton me vargje prekëse ikjen e djalit të tij të vetëm…

TË FUNDIT

hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bujar spahiu ramazani 2026

VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.