Data 21 nëntor të vitit 2016, ka qenë një ditë e trishtë për gjithë ata që e njohën Ergi Dini. Këngëtari humbi jetën në mënyrë tragjike, në një aksidenti me motor.
Sot janë bërë 5 vjet nga humbja e fituesit të “X Factor Albania”. Mungesa e tij padyshim vihet re, sidomos në krijimtarinë e muzikës shqiptare.
Natyrisht, atë e ndjejnë më shumë se askush të afërmit, sidomos nëna, babai dhe motrat. Në këtë përvjetor, babai i tij, Dashamir Dini, i ka kushtuar edhe disa vargje.
ERGIT, NE 5-VJETORIN E LARGIMIT…
Si sonte, 5 vjet ma parë
më datë 21, ora 21 e 21
Ergi ju bashkua yjeve…
Ka 5 vjet
qe ditet e mija te percelluara nga malli
jane nxi
e janë ba muzgje.
Ka 5 vjet
që rri i varur
ne litarin e durimir,
tuj vezhgu
yjet qe bien nga qielli,
me shpresë
se njeri nga ata
je Ti,
që po kthehesh.
Ka 5 vjet
qe Nana jote,
e përhumbur
nèn vellon e bardhë
te një endrre të lashtë nënash
përgatit një dasëm
e pret një nuse
që…kurrë s’do të vijë…
…Unë endem e endem
qiejve te verbër të netëve,
per me mujt me gjet
Yllin e shuar të Fatit Tand,
e me e ndez
edhe nje herë
me flaket e mallit…