Sot Partia Lëvizja e Legalitetit ka mbledhur Kuvendin Kombëtar, i 20- në radhën e tyre. Kuvendi Kombëtar i zhvilloi punimet pas zgjedhjeve të 25 prillit, duke qenë edhe një analizë për rezultatet e arritura.
Punimet e Kuvendit Kombëtar janë përshendetur edhe nga Princ Leka II, përmes një letre të lexuar nga një këshilltar i Oborrit Mbretëror. PLL është e vetmja parti politike e cila ka në programin e saj politik rivendosjen e monarkisë në Shqipëri.
Punimet kanë vijuar me raportin por edhe me fjalime e përshendetje të tjera të zyrtarëve të PLL- së dhe të ftuarve në këtë Kuvend Kombëtar.
Më pas, ka ardhur momenti i zgjedhjes së organeve drejtuese të reja të partisë dhe kryetarit të saj. Nga vota e delegatëve është rikonfirmuar edhe për 4 vite Shpëtim Axhami si kryetar i PLL- së.
Falë edhe lidershipit të tij, në zgjedhjet e fundit parlamentare PLL arriti të përfaqësohej në Kuvend me Andia Ullirin si dhe të merren mbi 14 mijë vota. Kjo u arrit përmes një riorganizimi dinamik në terren por edhe aleance të vlerave.
Në Shkodër, PLL ka patur një degë mjaft të fuqishme. Madje, në vitin 1996, E Djathta e Bashkuar, e përbërë nga PLL dhe Balli Kombëtar, fituan postin e kryebashkiakut të Shkodrës me Bahri Boriçi, ndërsa çuan si deputet në Kuvend edhe Nexhat Kalin. Në Këshillit Bashkiak, PLL ka patur përfaqësim të rregullt thuasje në vijimësi nga 1992.