Këshilltari për mediat i kryeministrit Rama, Endri Fuga, cilësohet ndryshe si “truri” i kabinetit qeveritar, sa i përket kontrollit të medias dhe ndërtimit të propagandës qeveritare.
Ndonëse dikur ishte antisocialist i thekur, teksa protestonte kundër qeverisë socialiste të Fatos Nanos, krah “vëllait” të tij tek “Mjaft”, Erion Veliaj, kalimi i tij dhe figurave më të njohura të kësaj organizate politike në krah të Edi Ramës, është shpërblyer në mënyrën më të mirë.
Endri Fuga, Arbjan Mazniku, Erion Veliaj, Elisa Spiropali janë disa nga Mjaft-istët që në vitin 2004 ishin me xhepa bosh ndërsa sot janë milionerë me pasuri të deklaruar në institucione.
Sipas asaj që shkruan “cna.al“, drejtori i Informacionit i kryeministrit Edi Rama, që zyrtarisht deklarohet si këshilltar, Endri Fuga, rezulton me një pasuri marramendëse.
Themi marramendëse për shkak të viteve të punës që ai deklaron. Nga viti 2013 deri ne vitin 2018, kohë kur ka bërë deklaratën e fundit të pasurisë, Fuga numëron disa llogari bankare, jo vetëm në lekë, por edhe në euro dhe dollarë, por edhe pasuri të patundshme.
Në deklaratën fillestare Fuga, në vitin 2013 ndërsa deklaron pasuri të patundshme dy apartamente dhe pasuri të luajtshme dy automjete, thotë se për blerjen e tyre e kanë financuar prindërisht.
Pak a shumë rast i ngjashëm me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Në vitin 2013, ai deklaron një apartament me sipërfaqe 116 m2, blerë nga prindërit me vlerë 61 798 euro si dhe një apartament me sipërfaqe 220.51 m2 në Selitë me vlerë 108 049 euro. Ai deklaron se shuma 65 049 euro është shlyer nga prindërit, ndërsa 43 000 euro i ka marrë kredi. Po në të njëjtin vit ai deklaron se ka blerë dy automjete, njëri ka kushtuar 19 642 euro, ndërsa tjetri 13 700 euro.
Në vitin 2014, këshilltari i Ramës deklaron pagën 140 000 lekë në muaj, ndërsa në llogari bankare ka 58 407 euro.
Në vitin 2016, ai deklaron se ka shpenzuar 5 925 dollarë për studime në SHBA.
Ndërkohë që në të njëjtin vit llogaria me madhe bankare që ka është 51 108 euro si dhe ka një kredi 43 000 euro, ai ka bërë ceremoninë e martesës jashtë Shqipërisë.
Me çfarë parash, është martuar Fuga, se Veliaj ishte transparent, deklaroi se ishte martuar me lekët e mamit.
Mediat kanë shkruar se Maj të vitit 2016, Fuga organizoi ceremoninë e dasmës në Kotor me rreth 470 të ftuar.
Sipas mediave, përveç darkës dhe akomodimit të të ftuarve të hotelet luksoze të Kotorrit, dasmorët bënë edhe xhiro me jahte luksoze në bregun Dalamat dhe askush nuk pyeti se nga dolën këto para për shpënzime të tilla luksi.
Por, nëse shikojmë pasurinë e deklaruar nga Fuga, me aq para sa ka deklaruar dhe me 43 000 euro kredi, mund të dilej vetëm për një drekë apo darkë dhe jo të organizosh nje ceremoni madhështore në Kotor.
Në vitin 2016 ai deklaron llogari bankare në shumat 100 575 lekë, 5 786 euro, 16 258 lekë, në shumën 4 061 43 dollarë, pakësuar me 5 925 dollarë si rezultat i studimeve në SHBA, shumën 51 108 euro, pakësuar 408 euro si dhe detyrim ndaj një shoqërie për blerjen e apartamentit në shumën 43 000 euro.
Por, Fuga nuk ka reaguar asnjëherë në lidhje me shpenzimet e dasmës së tij. Jo se publikut i interesojnë qejfet e Fugës, por mbi të gjitha ai është zyrtar që paguhet me taksat e tyre.
Në vitin 2018 ai deklaron shkëmbim të pasurisë së paluajtshme.
Ai ka shkëmbyer apartamentin në rezidencën “Kodra e Diellit” me sipëfaqe 195.18 m2 me një apartament tjetër me sipërfaqe 264.70 m2. Po këtë vit ka shlyer kredine prej 43 000 euro dhe ka thotë se ka marrë një tjetër kredi më të madhe.
“Detyrim për kredinë e përfituar me datë 7.02.2018 me afat 300 muaj në shumën 87 000 euro. Shuma e pashlyer është 84 902 euro”, deklaron Fuga pranë ILDKPKI.
Më poshtë po sjellim në mënyrë ekskluzive pasurinë e deklaruar prej tij.
Viti 2013 (Deklarata fillestare)
Ap. me sip 116 m2, blerë nga prindërit me vlerë 61 798 euro.
Ap. me sip.220.51 m2 në Selitë me vlerë 108 049 euro. Shuma 65 049 euro është shlyer nga prindërit.
Blerë automjet me vlerë 19 642 euro.
Blerë automjet me leasing me vlerë 13 700 euro.
Llogari bankare me kursime në shumat 88820,29 lekë dhe 4019,64 euro.
Llogari bankare ku derdhet rroga në shumën 45 480 lekë.
Llogari bankare me të ardhura nga konsulenca në Vjenë, shitjes së një apartamenti në Tiranë dhe shitjes së aksioneve të revistës Mapo, në shumat 61177,07 lekë dhe 14,89 euro.
Paga si këshilltar i kryeministrit në shumën 140 000 lekë.
Detyrim për blerjen e makinës në shumën 4 982 lekë.
Detyrim ndaj shoqërisë për blerjen e apartamentit në shumën 43 000 euro.
Viti 2013 (Deklarata vjetore)
Llogari bankare nga kursimet në shumat, 7 329 lekë, 1475 euro dhe 144 dollarë.
Llogari bankare ku derdhet rroga në shumën 320 338 lekë.
Paga si këshilltar i kryeministrit në shumën 140 000 në muaj.
Detyrim ndaj shoqërisë për blerjen e apartamentit në shumën 43 000 euro.
Detyrim për blerjen e makinës në shumën 4657,68 euro.
Viti 2014
Llogari bankare pakësuar me 7329 lekë, me 14 75 euro dhe shuma 128,76 dollarë.
Llogari bankare ku derdhet rroga në shumën 48 099 lekë, pakësuar me 272 239 lekë.
Llogari bankare në shumën 58 407 euro.
Paga si këshilltar i kryeministrit në shumën 140 000 në muaj.
Detyrim ndaj shoqërisë për blerjen e apartamentit në shumën 43 000 euro.
Detyrim për blerjen e makinës në shumën 2 614 euro.
Viti 2015
Paga si këshilltar i kryeministrit në shumën 140 000 në muaj.
Paga e bashkëjetueses pranë Deloitte Albania në shumën 1 100 euro në muaj.
Detyrim ndaj shoqërisë për blerjen e apartamentit në shumën 43 000 euro.
Llogari bankare e bashkëjetueses, Besa Pëllumbi në shumën 3 624 euro.
Viti 2016
Llogari bankare ku është derdhur rroga në shumën 100 575.
Llogari bankare në shumën 5 786 euro.
Llogari bankare në shumën 16 258 lekë.
Llogari bankare në shumën 4 061 43 dollarë, pakësuar me 5 925 dollarë si rezultat i studimeve në SHBA.
Llogari bankare në shumën 51 108 euro, pakësuar 408 euro.
Paga si këshilltar i kryeministrit në shumën 140 000 në muaj.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes e punësuar në UNDP në shumën 900 000 lekë.
Detyrim ndaj shoqërisë për blerjen e apartamentit në shumën 43 000 euro.
Llogari Bankare e bashkëshortes në shumën 19.04 euro.
Llogari Bankare e bashkëshortes në shumën 1 262 702 lekë.
Viti 2017
Llogari bankare në shumën 229 925 lekë.
Llogari bankare në shumën 1 109 euro.
Llogari bankare në shumën 50 982 euro.
Llogari bankare në shumën 4 049 dollarë.
Llogari bankare në shumën 14 821 lekë.
Shitje automjeti në vlerën 15 000 euro.
Paga si këshilltar i kryeministrit në shumën 1 378 302 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes e punësuar në UNDP në shumën 2 053 834 lekë.
Kredi 43 000 me afat 10 vjeçar, shlyer shuma 830 euro.
Bashkëshortja ka blerë makinë në vlerën e 19 000 euro.
Llogari bankare e bashkëshortes, shtuar me 2 245 373 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortes, shtuar me 494 302 lekë.
Viti 2018
Llogari bankare në shumën 66 284 lekë.
Llogari bankare në shumën 48 953 euro.
Llogari bankare në shumën 4 039 dollarë pakësuar me 10 dollarë.
Llogari bankare në shumën 13 487 lekë.
Shkëmbim i apartamentit në rezidencën “Kodra e Diellit” me sip 195.18 m2 me një apartament tjetër me sip. 264.70 m2
Paga si këshilltar i kryeministrit në shumën 1 487 750 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes e punësuar në UNDP në shumën 180 800 lekë.
Detyrimi për kredinë 43 000 euro është shlyer.
Detyrim për kredinë e përfituar me datë 7.02.2018 me afat 300 muaj në shumën 87 000 euro. Shuma e pashlyer është 84 902 euro.
Llogari bankare në shumën 234 240 lekë.
Llogari bankare në shumën 172 165 lekë.