DEZERTIMI I USHTAREVE/ Gazetari shkodran: Ushtaret nuk dezertuan….politika na vrau atdhedashurine

Nga Ardi Hoti*

Ushtaret nuk dezertuan …! ? Politika 27 vjecare na vrau atdhedashurine, ashtu sic dhe ne e vrame te ardhmen tone duke shitur 4 vite jete 50 euro, (voten).

Pushtuesi na beri ta duam atdheun ndersa qeverite shqiptare na bene te urrejme vendin ku jetojme.Si ka mundesi ? Po, Po ..
Sepse kur ishim te pushtuar populli e donte me te drejte vendin e tije e luftonte per pavarsi kunder cdo pushtuesi sepse besonte se ato shqiptare qe do e drejtonin vendin do benin gjithcka per mirqenien e popullit e jo per veten e tyre .Ne kete kontekst pushtuesi na beri te luftojme e ta duam vendin tone .Kaq shume i piu gjakun politika ketij populli nder vite te tera sa i vrau dhe atdhedashurine .

Kush i beri kaq atdhetar anglezet,gjermanet ,amerikanet etj , etj,.? I beri kujdesi maksimal qe qeverite treguan per popullin e tyre.Nuk futen kulturen e lekut , kriminelit dhe te paafteve qe mbajne flamuj partie. Niveli i tyre i jeteses e tregon kete se po te ishte ndryshe sic i kemi pare pare ne tv ato i fusin politikanet ne kosh ndersa ne kemi zgjedhur te fusim veten tone ne kosh.

Per ironi gjithe po duan te ikim te pushtuesi i dikurshem madje e te behen nenshtetas .Po sikur te kerkoje sot Anglia, Gjermania apo SHBA te na ”pushtoje” , a ke njeri ne ne kete Shqiperi qe nuk nxjerr lulet ne vend te armeve? Vrasja qe politika e politikanet keto 27 vite i bene ketij populli te ngjason me ato vrasesit serial pa shpirt qe qellojne per pasion me gjakftohtesi duke e pare ne sy viktimen.

Atyre djemve qe “dezertuan” dhe gjithe shqiptarve i keni nje borxh te madh,ju politikan e ju hipokrite , i keni borxh gjene me te cmuar , PAMUNDESIN per te jetuar ne atdhe ,PAMUNDESIN qe djali apo vajza te preke cdo dite doren e nenes………
Ja pse vetem 40% votojne dhe kush merr 21% drejton 79% te popullit ne kete vend. Demokraci ku drejtojne pakicat e grupe interresi .
Jo jo, ato nuk dezertuan por fituan betejen qe ne heshtje po e ben cdo njeri ne kete vend.

Ja kjo eshte vrasja e vetevrasja kolektive e nje kombi .

Ishalla gjerat do te ndryshojne….

*Autori eshte gazetar i TCH dhe pedagog i Gazetarise ne USH

Loading...

Lini një Përgjigje

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

LIBRI ME I RI I ERVIN LUKUT/ Prapaskenat, ju tregoj si funksionojnë programet televizive në Shqipëri

Elvin...

FOTO/ Zaho, mysafiri me i vecante i Panairit te Librit te Tirane

Panairi...

Arrestohen katër shqiptar në Itali, ishin në kërkim për… (emrat)

Sot...

Close