Debati për letrën e Kadaresë/ Demalia-Dervishit: Si shërbëtor i emëruesve në postin e drejtorit, je i pabesueshëm

Nga Ilir Demalia
Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk i’a çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë.
Në përgjigje të shkrimit tim në gazetën tuaj , ish drejtori Arshivës se Ministrisë së Brëndëshme, Kastriot Dervishi, ndërmjet të tjerave shkruan, “Demalia është vetëm një shpërndarës dokumentash. Unë (Dervishi) i dal zot vetë çdo materiali dhe askush në botë nuk mund të më përdorë si shpërndarës. Kesisoj Demaliaj le t’i linte “furnitorët” t’i dilnin për zot letrës të debatonin si të donin e sa të donin. Demalia nuk është as studiues e as historian”.
Po mundohem ti përgjigjem sa më shkurt Dervishit, pasi nuk është qëllimi i kësaj përgjigje replikimi me Dervishin, që as e njoh e as i kamë lexuar ndonjë gjë si studiues dhe historian. Si drejtor i Arkivës së MPB më rezulton se ka shpërndarë materiale seleksionuese dhe i ka dhë dhënë aty ku i duheshin atyre që i shërbente për shpërblimin e postit të drejtorit të emëruar partiak, apo dhe gazetës ku ka qenë redaktor, ku dhe mund të ketë pasur pagë suplement në ndihmë të gazetës 55 me materialet Arshvisës MPB si drejtor.
Nuk jamë i qartë se si e përmban ligji arkivave këtë shfrytëzim që na i bën nëpunësi saj duke na bërë historinë me materialet arkivore që disponon si nënpunës dhe, çfarë quhen sekret dhe çfarë janë të deklasifiikuara. Sa i lejohet një drejtori t’i shfrytëzojë ato si studime dhe sa nuk i lejohet një studiuesi jashtë arkivave që ka interes të kërkoj për një kohe apo një çështje në arkiva.
Unë di këtë, që shteti dhe administrata shtetërore, ka funksionuar dhe është administruar si prone private gjatë këtij tranzicioni në shërbim të grupeve të caktuara nga ata që emëroheshin nga partia në shërbim të grupit. Nuk mendoj se Dervishi bën përjashtim në këtë katraurë-shpërdoruese, abuzuese-korruptive të sistemit që është ngritur dhe kanë ngritur Dervishin.
Pra shkurt e qartë, unë ndryshe nga Dervishi nuk jam as shpërndarës dhe as kamë blerë dhe as kamë shitur dokumenta apo kam përfituar nga publikimi i tyre.
Nuk kamë pretenduar që jam historian apo studiues.
Unë jamë një njeri i lire.
Botoj një letër, pa e interpretuar, pa e fallsifikuar. Një letër që, sipas vetë shkrimtarit IK, ishte letra më rëndësishme e jetës tij. Sipas Dervishit, dokumenti më i parëndësishëm të cilin e kishte parë përpara 15 vjetësh.
Pas kësaj organizohet një ushtri e tërë duke u munduar të më intimitojë dhe më quajtur si njeri që po sulmoj shkrimtarin I.K.
Letra është publikuar siç është shkruar, pa interpretim. A mund të quhet ky sulm kundër shkrimtarit dhe më tej perëndimit dhe interesave kombëtare apo sulme kundër kulturës shqiptare?!!
Nuk do te merrem në këtë shkrim as me anën teknike, kur një letër është e deklasifikuar apo jo. Kjo ka pak rëndësi. Rëndësi ka letra që është mbajtur e fshehur nga shkrimtari I.K, si letra më e rëndësishme e jetës tij prej 37 vjetësh dhe, e parëndësishme për Dervishin që e dinte prej 15 vjetësh dhe e kishte pare disa here, por mendonte se nuk ishte me rëndësi për ta publikuar?!!
Pyetja që lind, përse gjithë ky tërbim i madh për një letër, më të rëndësishmen e jetës për shkrimtarin I.K, sipas vetë pohimit të tij kur del letra që nuk e kishte përmendur kurrrë? Përse e parëndësishme për ish drejorin e Arshivës M.P.B Dervishi që e kishte pare disa herë gjatë 15 vjetëve në një kohë që botohen librat e Sinanit, Kaloçit, që bëjnë fjalë për “Kadarenë e denoncuar” dhe raportet e tij me regjimin?
Nuk pres përgjigje dhe nuk i përgjigjem me as Dervishit as kujt tjetër, të cilët, duan të çvendosin çëshjen në fraza boshte teknike dhe nuk merren me atë që është substanciale, letrën e shkrimtarit si mardhënie me regjimin diktatorial dhe diktatorin.
Garantoj Dervishin, që duhet t’i dijë si ish drejtor i Arkivës MPB, por i ka pare dhe i shikon si të “parëndësishme” këto letra, se ka dhe të tjera, dhe jo vetëm për shkrimtarin I.K, por edhe për emëruesit e Dervishit në postin e drejtorit te A.M.P.B për të fshehur dosje të emëruesve, apo për të hapur dosje të kundërshtarëve për shantazhuar. Gjë të cilën e ka bërë PD-ja e Sali Berishës rregullisht gjatë pushtetit saj. A thua Dervishi te jetë kaq naiv dhe kaq i pandriçuar sa mos ti dijë këto si ish drejtor i arshivës? Si naiv, si sherbëtor i emëruesve te tij në postin e drejtorit si shpërndarës-eleminim dokumentash është i pabesueshëm si studiues në opinionin tim.
Le të merrremi me thelbin e problemit.
Kjo letër është e rëndësishme, dhe jo vetëm kjo, por edhe shumë të tjera, për të kuptuar raportin e shkrimtarit me regjimin dhe operacionin plastik që duam ti bëjmë sot shkrimtarit si njeri që ka qenë kundër regjimit apo vendosjen në nje rrafsh me ata që u persekutuan dhe u torturuan me dhunë fizike dhe psigjike. Nje gjë të tillë mundohet ta bëjë edhe Dume po në të njëtën ditë në Panorama. E cila vendos në nje rrafsh deponimin e Lubonjës në hetuesi, sikur babai e Todi i ka folur për Kadarenë si shkrimtar kundër regjimit, ( gjë që nuk është e vërtetë nga dosja hetimore dhe shpjegimet që jep Lubonja, por e stisur nga vetë Kadareja dhe historianët ne fjalë) me letrën që Ismaili dërgon Enver Hoxhës për të motrën.
Manipulimi dhe gënjeshtrat sot për raportin e intelektualëve, shkrimtarëve, artistëve me regjimin diktatorial dje dhe regjimin demo(n)kratik sot si vazhdim i kulturës së djeshme, jo vetëm të letrave, jo vetëm të historisë, jo vetëm të politikës, por edhe shoqërisë, ka bërë, që genjeshtra, mashtrimi, vjedhja, abuzimi me pushtetin që çfaqet në të gjitha nivelet e administratës dhe shoqërisë, manipulimi për të simuluar konformizmin dhe shërbimin ndaj pushteteve të së keqes për përfitime personale dhe jo në shërbim të së vërtetës dhe një morali të shëndoshë duke u përplasur dhe luftuar me të keqen, e ka sjellë shoqërinë shqiptare në këtë gjendje ku genjeshtra dhe të gjitha ato që përmenda nuk janë kthyer vetëm në një normë morale, por jane themel i shtetit te gënjeshtrës, -siç shkruan diku Solzhenicien
Meqë jemi në rastin e Ismail Kadaresë, shqiptarët si shoqëri dhe as Ismail Kadare si shkrimtar dhe intelktual nuk e kanë ballafaquar ende sot raportin me të vërtetën me diktaturën. Eshtë kjo arsyeja që Ismail Kadare, jo vetëm dje, por edhe sot, vazhdon konformizmin dhe shërbimin me pushtetin duke përfituar dhe manipuluar me operacionin plastik të portretit të tij sipas situatave dhe jo principeve dhe parmive morale që i takojnë një intelektuali dhe shkrimtari të kalibrit te tij.
Të vendosësh njerëzit që kanë dhënë deklarata bashkëpunimi në kushte dhune fizike psigjike,fizike apo gjatë gjyqit ose përpara dënimit me vite burg apo pushkatimit, në një rrafsh me letrat e Ismail Kadaresë drejtuar diktatorit, gruas së tij, Komitetit Qëndror, për nje rrugë jashtë shtetit, apo privilegje te tjera me pushtetin me shërbimet ndaj pushtetit ashtu si dje dhe sot, siç bën Dervishi në shkrimin e tij, kjo është jo vetëm absurde por edhe e pamoralshme dhe e neveritshme.
Ismail Kadare për raportet e tij me pushtetin diktatorial nuk ka nevojë ti hapen arkivat apo dokumentat. Ai ka veprën e tij letrare, publicistike, poezitë, kritikat dhe përbetimet publike për besnikërinë ndaj partisë dhe diktatorit. Urrejtjen kundër klasave të pëmbysura, klerit katolik, shkrimtarëve te ndaluar të paraluftes, kundër miqve të tij që e kishin ndihmuar dhe pas i ngulte thikën publikisht kur këta shpalleshin armiq.
Kadare vazhdon edhe në liri prej 27 vjetësh si konformist i pushtetit, i pushtetit të së keqes që kanë ngritur gjatë këtij tranzicioni regjimet e socialistëve dhe demokratëve me korrupsionin, shkatërrimin e natyrës, emërimet nepotike dhe të njerëzve që i shërbejnë kësaj të keqeje që quhet qeveri, shpërdorimit parasë publike dhe shtetërore për interesa shërbëtorësh dhe konformistësh për ndërtime muze-shtëpish dhe shtëpish-muze apo falje të tokës publike për shtëpi verimi. Për dhënie fondesh financiare shtërore për publikime dhe rreklama te veprave të socrealizmit. Për emërime t’vajzës ambasadore sa në UNESKO e sa në UN….
A është ky model moral i një letërsie, intelktuali, shkrimtari ?
Po e mbyll fundin e këtij shkrimi , me një thënie të martirit Polak të Kishës Katolike që u vra nga komunistët në 1984 Poloni Jerzy Poieluzesko, “Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk i’a çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
Po bashkangjis një link të një shkrimi të paradokohshëm ku sqaroj të gjitha këto ne lidhje me shkrimtarin I.K