Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ironia e Patozit me Bashen: Qe te mos prishet harmonia e kasolles…

ShkodraWeb 14 August, 2017
Nga Astrit PATOZI
Tani që mendoni se i keni larë hesapet me armikun e shtëpisë, dilni një herë shikoni edhe nga baçet e komshinjve. Se nuk mjaftojnë 230 mijë ushtarë, që munguan në apelin e 25 qershorit, por mbase ju duhen dëshmorë të tjerë, që duhet të bien ndoshta pak me vonesë për kauzën e madhe të “çadrës së lirisë”.
Le ta mësojnë edhe aleatët se çfarë i gjen nëse e prishin unitetin e çelniktë të asaj që ka mbetur nga Partia Demokratike. Që të mos guxojnë më të cënojnë atmosferën festive, që ka përfshirë të madh e të vogël në Shqipëri, sidomos pas fitores plebishitare të 22 korrikut.
Ndajini edhe ata pak aleatë, që na kanë mbetur, në të mirë dhe të këqinj, në djaj apo ëngjëj, në ata që duhen dhe në të tjerë që nuk duhen, se nuk mjaftoka që edhe bashkë me ta jemi sot në parlament 14 mandate më pak se 4 vjet të shkuara. Tek e fundit, ata duhet të qartësohen një herë e përgjithmonë se tek kasollja jonë, që sa vjen e zvogëlohet, ka vend vetëm për ata që mendojnë njësoj.
Të tjerët, që mund të kenë kokën e tyre, le të gjejnë strehë ku të duan. Janë të lirë të shkojnë në shtëpi të tjera, në vila apo grataçelë, po të duan, mjafton që të mos e prishin rregullin harmonik dhe harmoninë e rregullt të kasolles.
Dhe pasi të keni mbaruar punë me të gjithë, futjuni edhe një herë qilizmës brenda gardhit të partisë sonë, se mbase ju ka tepruar ndonjë armik, të cilin mund të mos e ketë kapur tamam vala e parë e luftës së klasave. Nga ulja e vigjilencës apo nga fshehja e kokës së gjarprit, kjo pak rëndësi ka. Le të kthehet kjo në një zakon të përhershëm apo në një ligj të pashkruar, njësoj siç ka mbetur që në çdo 4 vjet, më 22 korrik, Partia Demokratike ka pasur, ka dhe do të ketë votime për të zgjedhur Lulzim Bashën kryetar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Zjarret ne Lezhe, shefi i zjarrefikeseve Pepkolaj: Duhen investime ne logjistike
Artikull pasardhës: Video/ Ndodh ‘bashkimi’ Kosove- Shqiperi…

TË FUNDIT

elisa edi 2026

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
spiropali rama 2026

“Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
tonin gjuraj 2026

NGA TONIN GJURAJ – Për një program Bachelor të Studimeve Shqiptare- Albanalogji në UNISHK…

ShkodraWeb 16 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • “Atë gishtin mos ma drejto mua, fute…!”, plas sherri në TCH, Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën… 16 April, 2026
  • NGA TONIN GJURAJ – Për një program Bachelor të Studimeve Shqiptare- Albanalogji në UNISHK… 16 April, 2026
  • Trajneri i ekipit kampion largohet në fund të sezonit, cili do të jetë fati i Edlir Tetovës në Superligë… 16 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elisa edi 2026

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
aksidenti rruga kombit 2026

EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
bardh spahiaaa spak 2024

“Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.