Skip to content
21 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

ANALIZA/ Kush e urdhëroi atentatin ndaj prokurorit…?!

ShkodraWeb 1 November, 2019
atentati arian ndoj shkozet 2

Nuk kishte diskutim se atentati mafioz ndaj prokurorit Arjan Ndoja do të merrte ngjyime të forta politike pas sulmeve publike që atij i bënë kryeministri dhe zëvndësi i tij, tre javë më parë. Në çdo vend normal të botës, breshëria e kallashnikovit ndaj një njeriu të ligjit për të cilin shefi i qeverisë ka bërë thirrje për ndëshkim, e ka etiketuar si të paguar nga bandat, e ka bërë si tabelë qitje disa herë me radhë, do të përbënte skandal.

Aq më tepër në një vend si ky yni, kur lidhjet e politikës me kr.imin nuk kanë nevojë për fakte, aq më tepër në Durrës kur mpleksja e interesave elektorale me ato mafioze ka arritur kulmin, aq më tepër në sfondin e allishverisheve dhe fallcifikimeve në të cilat është implikuar rilindja në këtë zonë, një ngjarje e tillë, e tmerrshme, do të linte shumë vend për dyshime.

Pandehmat e zeza do të bëheshin edhe më të mëdha po ti riktheheshim memories së qevisjes Rama. Raste si ato të goditjes së Dritan Zaganit, vetëm se denoncoi lidhjen e Saimir Tahirit me Habilajt, si ato të linçimit të policit që ngriti zërin për përd.hunimin e një vajze nga djali i një deputeti të PS, dëshmojnë se përpara se të marrë anën e punonjësve të tij, shteti i ndëshkon ata ose i lë në dorë të kr.imit.

Askush nuk mund ta thotë se ngjarja e Shkozetit ka ngashmri me këto të mësipërmet. Por pasi ka ditur ato, akujt nuk mund ti hiqet e drejta të ngrejë dyshime.

A janë atentatorët që pl.agosën prokurorin Ndoja dhe tre të tjerë të frymëzuar nga pushteti? A janë yshtur vr.asësit në tentativë për të goditur mbi targetin e tyre, nga fakti se ai ishte linçuar nga maja e piramidës?

A janë thirrjet e skandaloze të qeveritarëve të lartë, në mos një bashkëpunim, një frymëzim për kr.imin?

Këto pandehma të errëta janë normale në një situatë si kjo. Kushdo që nuk do ti thoshte do të ishte ose një shërbëtor qeverisë, ose më keq akoma, një shërbëtor i kr.imit.

Po nga kjo e deri tek të vënit e gishtit mbi Edi Ramën si udhëruesi i drejtëpërdrejtë i atentatit, ka një diferencë të madhe. Vetëm pak minuta pasi u mor vesh masakra e Shkozetit përfaqësuesit e PD dhe LSI-së nxituan të bëjnë pikërisht këtë. Ata e shpallën kryeministrin të përfshirë në kr.im, e vizatuan atentatin si të paralajmëruar, madje shpallën edhe fazën e re të Vettingutt: atë me plumba.

Natyrisht, po aq sa janë legjitime dyshimet mbi kreun e qeverisë, për atë që ka ndodhur sot, po aq të pabazuara janë edhe “të vërtetat” e etiketimit të tij si vr.asës.

Në këtë pikë, opozita nxitoi të bëjë të njëjtin gabim si Rama tre javë më parë, duke u vetëshpallur në pozicionin e atij që ka monopolin e së vërtetës. Dhe kjo është ndihma më e mirë që mund ti japësh atij që është në hall. Ta akuzosh pa prova për një gjë më të madhe sesa ajo për të cilën ai është kapur me preshë në duar.

Pikërisht këtë gafë bënë sot PD dhe LSI me akuzat e tyre të drejtpërdrejta. Ato bënë çmos për të krijuar fabulën se ishte Rama ai që e urdhëroi atentatin, duke anashkaluar atë që është e prekshme dhe reale: se sot u godit me kallashnikov mbi një njeri, të cilin pavarësisht nga aktet e tij, shteti e kish shpallur publikisht si fa.jtor pa gjyq. /Nga Andi BUSHATI, Lapsi.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Opozita i fiton zgjedhjet e ardhshme…”, Arta Dade: Rama i braktisur edhe nga socialistët…
Artikull pas: HOROSKOPI/ Çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj, e shtunë 2 nëntor 2019…

TË FUNDIT

berisha zaloshnja zgjedhje 2025
  • Analizë

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025
sali berisha redi shehu 2025
  • Analizë

NGA REDI SHEHU – Një braktisje plebishitare…

ShkodraWeb 22 May, 2025
blendi kajsiu analize edi rama 2025
  • Analizë

NGA BLENDI KAJSIU – Një analizë politike e fitores së Edi Ramës dhe Partisë Socialiste…

ShkodraWeb 21 May, 2025

TË FUNDIT

  • “I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor 21 June, 2025
  • “Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm 21 June, 2025
  • Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz… 21 June, 2025
  • Vazhdojnë “rekordet” Guinness në Kosovë, Kuvendi dështon për të 35- ën herë konstituimin e tij… 21 June, 2025
  • FOTO – “I sigurova për mbështetje të pakursyer”, Benet Beci pret në zyrë kampionët e Vllaznisë në atletikë 21 June, 2025
  • Vllaznia “i jep duart” edhe një tjetër futbollisti, ndan rrugët me qendërmbrojtësin që afroi në janar… 21 June, 2025
  • EMRAT – Arrestohen dy vëllezër nga Sheldija, dyshohen autorë të kultivimit të 400 rrënjë kanabis sativa 21 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet… 20 June, 2025
  • FOTO – Muzeu i Vllaznisë nga ide tashmë në zbatim, zhvillohet në bashki takimi i parë konsultativ… 20 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

benett bujar alban 2025
  • Aktualitet

“I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor

ShkodraWeb 21 June, 2025
marinaj lesha takim uji pijshem 2025
  • Aktualitet

“Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm

ShkodraWeb 21 June, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz…

ShkodraWeb 21 June, 2025
kuvendi kosoves 2025
  • Anëmbanë

Vazhdojnë “rekordet” Guinness në Kosovë, Kuvendi dështon për të 35- ën herë konstituimin e tij…

ShkodraWeb 21 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.