Skip to content
20 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë
  • Kryesore
  • Politika

ANALIZË – Zgjedhjet parlamentare të 2025- ës, cilat janë pritshmëritë për deputetët aktualë të Shkodrës?!

ShkodraWeb 12 October, 2024
ps pd logo shkoder sfond

Dy partitë kryesore në vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, duket se kanë “ndezur” tashmë motorët e fushatës alektorale për zgjedhjet politike të viti të vjen. Në shumë raste të dukshme, në më shumë pa u shfaqur publikisht, takimet paraprake me strukturat kanë vijuar edhe në Qarkun e Shkodrës. Veçanërisht javët e fundit, kjo është vënë re edhe në daljet publike nga selitë respektive lokale.

Për Partinë Socialiste, fushata në Shkodër po udhëhiqet nga Benet Beci, drejtues politik i caktuar nga kryetari Edi Rama. Partia Demokratike po udhëhiqet nga Luçano Boçi, nënkryetar i PDSH- së. Ndërsa Beci është e sigurtë se nuk do të jetë kandidat në listën shumëemërore të PS- së pasi do të vazhdojë mandatin e kryebashkiakut të fituar me 14 maj 2023, me shumë mundësi Boçi do të jetë jo vetëm kandidat por edhe kryesues i listës së PD- së në Qarkun Shkodër.

Pavarësisht se është akoma heret, kanë nisur të lakohen emra të mundshëm të cilët kanë dëshirë apo aspiratë, kanë marrë “një gjysmë fjale” premtim se do të kandidohen apo edhe kanë nisur të shpërfaqen aktivë në dalje publike në rrjete sociale apo konferenca shtypi nga selitë respektive, sidomos javët e fundit.

Aktualisht, në qarkun e Shkodrës, PS përfaqësohet nga tre deputetë: Edona Bilali, Paulin Sterkaj dhe Frrok Gjini, zëvendësues i Benet Becit që dorëzoi mandatin kur kandidoi për bashkinë e Shkodrës. Sigurisht, është akoma shpejt për të gjykuar por me gjasë, asnjëri prej tyre nuk do të rikandidohet për një mandat tjetër.

Partia Demokatike përfaqësohet në Kuvendin aktual nga 5 deputetë: Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Greta Bardeli, Ramadan Lika dhe Lodovik Hasani, i futur si zëvendësues i Zef Hilës kur kandidoi dhe humbi ne zgjedhjet e 14 majit për kryebashkiak i Vau Dejësit. Edhe ndër këto emra, deri tani, nuk ka informacione për rikonfirmime për mandat tjetër. Bashkimi i fraksionit të Gazment Bardhit dhe të tjerëve me PD Rithemelimi të Berishës, ka prishur mjaft ekuilibra, të cilët kërkojnë të “riparohen”.

Partia Socialdemokrate përfaqësohet me dy deputetë në parlament: Meri Markiçi dhe Gledis Çeliku. Pavarësisht se nuk kanë qenë aspak aktivë në pjesë publike të pozicionit të tyre në Kuvend, me shumë gjasa, ata do të rikandidohen në zgjedhjet e ardhshme. Ajo që mbetet të shihet është nëse Tom Doshi, kryetar i PSD- së do të kandidojë në zgjedhje politike dhe në cilin qark. Nëse do ishte Shkodra, kryesues i listës do të ishte ai personalisht, siç ndodhi në zgjedhjet e 2021- it, ku pasi mori mandatin, dha dorëheqje.

I futur me votat e LSI- së, Agron Çela aktualisht rreshtohet si pjesë e PS- së Qarku Shkodër në Kuvend. Me gjasë, pas kalimit nga LSI tek PS- ja, ai është më i garantuari për një vend në listën e sigurtë për zgjedhjet e ardhshme. Përflitet një marrëveshje personale me kryeministrim Edi Rama, edhe pse gjërat, siç ka ndodhur rëndom këto 34 vite në politikë, mund të ndryshojnë rrugës.

Po cilët mund të jenë kandidatët e mundshëm për zgjedhjet e vitit që vjen? Në të gjithë krahët, më të mundshmit janë ata që janë pozicionuar publikisht në partitë politike, të parët- anëtarët e këshillava bashkiakë, pas tyre ata të administratave respektive. Nuk përjashtohet mundësia që të përfshihen në lista edhe kryetarë të bashkive të qarkut, për të vënë në funksion të fitimit të votave politike mbështetjen që kanë marrë me 14 maj 2023.

Nga ana tjetër, mbështetësit e forcave të ndryshme politike, prej kohësh, bazuar në përceptimin e tyre përmes rrjeteve sociale, edhe anëtarësia ka nisur të shfaqë preferenca për X apo Y kandidat të mundshëm. Partia Socialiste ka shpallur nismën edhe për vetëkandidime të mundshme online, teksa nuk kanë munguar as edhe përgjigjet që tani kalojnë rendin 1000. Partia Demokratike, edhe pse nuk është akoma e qartë plotësisht, do të ndjekë linjën e zakonshme, duke “iu vënë vilën” emrave më të preferuar për kandidatë përmes primareve.

Është e kuptueshme, “vulën” përfundimtare, siç e përcakton edhe kodi zgjedhor, e vënë kryetarët respektivë të PS- së dhe PD- së Edi Rama dhe Sali Berisha. Duhen edhe disa muaj që të arrijmë tek kristalizimi i emrave konkretë por nuk përjashtohet të ketë surpriza. Një nga ato, që po përflitet prej disa kohëve, është kandidimi i Edi Ramës në listën e PS- së së Qarkut Shkodër. Në disa qarqe përflitet edhe vendi, që ai do të ketë në listë: Numri 5! I paparashikueshëm siç njihet tashmë, Rama edhe në këtë drejtim nuk lë hapësirë parashikimi për vendimin e tij të mundshëm. /Nga Sokol N. SOKOLI/

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MINUTA E FUNDIT – 59- vjeçari përplas me makinë tek “Ura e Kirit” një grua 43- vjeçare, arrestohet një shofer i dehur
Artikull pas: EMRAT – Zyrtarizohet largimi nga PD- ja i të pakënaqurve, prezantohet partia më e re me emrin “Djathtas 1912″…

TË FUNDIT

vior sinani alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…

ShkodraWeb 20 May, 2025
vitor martini 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit

ShkodraWeb 20 May, 2025
hani hotit dogana 2
  • Aktualitet

EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi

ShkodraWeb 20 May, 2025

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit 20 May, 2025
  • EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi 20 May, 2025
  • STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Hapësirë unike kushtuar trashëgimisë e historisë së Shkodrës”, Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë 20 May, 2025
  • “Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate 20 May, 2025
  • KUVENDI I RI – PS me 53 emra të rinj, PD me “gardën” e vjetër në parlament, 43 nga lista e mbyllur, 7 nga ajo e hapur 20 May, 2025
  • “5539 zemra larg, por gjithmonë pranë Shkodrës”, Benet Beci falenderon Diasporën për mbështetjen në zgjedhje 20 May, 2025
  • EMRI – U ekzekutua pak pas mesnate, policia jep detaje për 29- vjeçarin që ndërroi jetë në spital… 20 May, 2025
  • “Në dy muajt e parë të viti u shënuan vetëm 980 kërkesa”, Eurostat: Bien aplikimet e shqiptarëve për azil 20 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

vior sinani alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…

ShkodraWeb 20 May, 2025
vitor martini 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit

ShkodraWeb 20 May, 2025
hani hotit dogana 2
  • Aktualitet

EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi

ShkodraWeb 20 May, 2025
ps pd logo shkoder sfond
  • Aktualitet

STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë…

ShkodraWeb 20 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.