ZYRTARE – Zgjedhjet për kryetar të PD- së me 22 maj 2022, ja kush do të jetë përballë Sali Berishës…

Dy do të janë kandidaturat për kryetar të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Ibsen Elezi. Në një njoftim për mediat, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale tha se pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturave këto dy emra do të jenë përballë në datën 22 maj.

Njoftimi


Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se:

Në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë, konform Vendimit Nr. 12 dt 03.05.2022:

Z. Sali Berisha
Z. Ibsen Elezi

Mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet ditën e martë ora 11.00.