VIDEO – “Poshtërim për demokratët”, Komisioni i Rithemelimit kundër draftit për Presidentin e ri: U faktua marrëveshja Rama-Basha-Alibeaj

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar pas mbledhjes të grupit parlamentar të thirrur sot nga Enkelejd Alibeaj, por edhe pas publikimit të draftit të publikuar nga Alibeaj. Në një dalje për mediat, Drejtoresha e Komunikimit për mediat në Komisionin e Rithemelimit, Floriana Garo thotë se ai dokument fakton marrëveshjen Rama – Basha- Alibeaj.

“Dje deputeti Alibeaj ka njoftuar në kundërshtim me vendimet e kuvendit të PD të datës 30 prill mbledhje grupi parlamentar dhe ka shpërndarë duke mos patur asnjë tagër një dokument që përfaqëson de facto marrëveshjen Rama-Basha për kandidatin e Presidenti.


Rama me ndihmën e dyshes së emëruar prej tij Basha Alibeaj zgjedh presidentin e tij, propozuar nga pseudopozita dhe mendon se mbyll në mënyrën më të turpshme dhunimin masiv të zgjedhjeve.

Marrëveshja Rama Basha Aliebaj është një tradhti për zgjedhësit e PD. Ky dokument është një akt poshtërim nga Rama”, u shpreh Garo.