Skip to content
6 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë
  • Kryesore
  • Sport

“BETEJA” PËR EUROPËN – Në Shkodër sot pritet “luftë” mes Vllaznisë dhe Kukësit në “Loro Boriçi”…

ShkodraWeb 1 year ago

Pasi Laçi siguroi vendin e dytë në renditje dhe njëkohësisht Europën, pas fitores me rezultatin 4-1 ndaj Kastriotit të dielën, tashmë gara më e fortë për një vend në Conference League tashmë është midis Partizanit, Kukësit dhe Vllaznisë. Teksa të “kuqtë” e kryeqytetit e mbyllën me humbjen 1-2 ndaj Tiranës, që fitoi titullin në sfidën e së shtunës në “Elbasan Arena”, javën e 33-të të Abissnet Superiore dhe tashmë ndodhet në kuotën e 49 pikëve, “lufta” për një vend në garat e Europës do të spostohet sot në “Loro Boriçi”.

Vllaznia do të presë Kukësi në takimin e orës 19:45 në të që pritet të jetë një sfidë shumë e luftuar. Këto dy skuadra gjatë sezonit 2021-2022 janë përballur tre herë së bashku dhe statistikat flasin më mirë për “verilindorët”, pasi takimin e parë mes tyre e kanë fituar me rezultatin 2-0, ndërsa dy përballjet e tjera janë mbyllur me barazim.

Megjithatë referuar statistikave të pesë javëve të fundit në kampionat, ecurinë më pozitive e kanë shkodranët, pasi numërojnë katër barazime dhe një fitore, atë ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-0 të luajtur në “Loro Boriçi”.

Teksa kuksianët nga ana tjetër, në pesë ndeshjet e fundit kanë pësuar tre humbje dhe kanë marrë dy barazimi, një ndaj Egnatias me rezultatin 1-1 dhe një barazim pa gola ndaj Laçit.

Katër javë nga mbyllja e kampionatit këto skuadra së bashku me Partizanin, por matematikisht edhe Kastrioti me Teutën, do të “luftojnë” për vendin e tretë në renditje, për të pasur mundësinë e pjesëmarrjes në Conference League.

Megjithatë në ndryshim nga skuadrat e tjera Vllaznia ka një shans më shumë, duke qenë se para është finalja e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit, por nëse aty fitues do të dilnin kurbinasit atëherë do të jetë vendin i katërt në renditjen e Abissnet Superiore ai që do të luaj në kupat e Europës, ndaj gara do të jetë e luftuar nga të gjitha këto skuadrat deri në momentin që matematika dhe fati do i mbajë në lojë.

Continue Reading

Previous: ZYRTARE – Zgjedhjet për kryetar të PD- së me 22 maj 2022, ja kush do të jetë përballë Sali Berishës…
Next: Nisi sportin për të shpëtuar nga mbipesha, historia frymëzuese e basketbollistit kampion të Vllaznisë…

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Luizi dhe Kiara shkojnë për muaj mjalti, shfrytëzojnë udhëtimin e fituar në Big Brother Vip Albania
  • Kryesore

FOTOLAJM – Luizi dhe Kiara shkojnë për muaj mjalti, shfrytëzojnë udhëtimin e fituar në Big Brother Vip Albania

46 mins ago
“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…
  • Art-Kult

“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…

2 hours ago
Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • Aktualitet

Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – Luizi dhe Kiara shkojnë për muaj mjalti, shfrytëzojnë udhëtimin e fituar në Big Brother Vip Albania
  • “Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…
  • Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • “Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…
  • NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…
  • VIDEO – Policia e Shkodrës aksion në liqenin e Komanit, bllokohen 5 varka, gjoba nga 10 mijë lekë për secilën

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Luizi dhe Kiara shkojnë për muaj mjalti, shfrytëzojnë udhëtimin e fituar në Big Brother Vip Albania
  • Kryesore

FOTOLAJM – Luizi dhe Kiara shkojnë për muaj mjalti, shfrytëzojnë udhëtimin e fituar në Big Brother Vip Albania

46 mins ago
“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…
  • Art-Kult

“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…

2 hours ago
Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • Aktualitet

Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…

3 hours ago
“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…
  • Aktualitet

“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.