Një garazh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme duke djegur disa makina. Garazhi ndodhet pranë ish-godinës së SHIK-ut, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për shuarjen e flakëve./shqiptarja/