Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk tërhiqet nga kërkesat e opozitës së bashkuar, për largimin e Ramës si kryeministër dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Në Vjenë, ku ka takuar përfaqësues të lartë të OSBE, Basha thotë se ka ndarë me ta shqetësimin për krizën në vend si dhe qëndrimin e pandryshuar të opozitës së bashkuar.
“Në Vjenë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve”- shkruan Basha në rrjete sociale.