Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Turqi, e pa paralajmëruar më parë. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Rama publikon një foto me Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, në rezidencën e tij verore në Marmaris.
“Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, shkruan Rama. Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së kryet të qeverisë shqiptare dhe as detaje të bisedës midis tyre.