ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“I shërben hapjes së negociatave….”, Meta takon zyrtarin e lartë britanik: Rikthim urgjent të vendit në shinat e shtetit ligjor…

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadorin Andrew Page me të cilin diskutoi lidhur me krizën në vend, si dhe mbi zhvillimet në rajon. Gjatë bisedës, Meta theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e rikthimit urgjent të vendit në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, duke i shërbyer njëkohësisht objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian gjatë Këshillit të tetorit.

Loading...

Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me bindjen se ato do të vijojnë të jenë edhe më dinamike në të ardhmen, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik e tregtar.

Kreu i Shtetit mirëpriti angazhimin e shtuar të Britanisë së Madhe përmes burimeve njerëzore dhe financiare në ndihmë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik, sikurse u premtua gjatë Samitit të Londrës.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.