Skip to content
15 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Politika

“Sektori i ndërtimeve, arenë të fortësh në Lezhë”, vdekja e punëtorit 28- vjeçar, reagon Partia Demokratike…

ShkodraWeb 10 May, 2024
alfrida marku amiliano frroku 2024

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Shëngjin, ku një i ri ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e një objekti shumëkatësh në ndërtim, është kronikë e zezë e paralajmëruar prej kohësh, por e lënë me dashje të ndodhë si nga subjektet ashtu dhe nga institucionet.
(Duke mos para-gjykuar rastin konkret deri në konkluzionet e ekspertëve dhe hetimit), duhet të pranojmë se realiteti në Lezhë është i qartë dhe shqetësues:

-moszbatim i kushteve të detyrueshme të sigurisë në punë nga subjektet ndërtues, si dhe
-neglizhencë me dashje e verifikimeve dhe ndjekjes me rigorozitet të çdo rasti nga institucionet përgjegjëse: Inspektoriati Shtetëror i Punës, IKMT dhe Inspektoriati vendor i mbrojtjes së territorit pranë Bashkisë Lezhë.

Sektori i ndërtimeve, prej kohësh është kthyer në një arenë të fortësh në Lezhë dhe mundësi e politikës qeverisëse dhe drejtuesve lokalë për të bërë nderat para apo pas zgjedhore. Dhe pikërisht aty ku implikohen interesat, jo rrallë edhe të paligjshme e përtej kapacitetit financiar të arsyeshëm të çdo investitori e ndërtuesi, jeta e shëndeti i njerëzve të thjeshtë e të ndershëm, vlen pak e aspak.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Bashkisë, ndër të tjera u pretendua se “Shëngjini është një zonë urbanë që po zhvillohet në mënyrë të disiplinuar”.

Por, faktet dëshmojnë krejtësisht të kundërtën:

Ngutje me ndërtime, shumëkatëshe, në qendra të banuara apo frekuentuara, që kryhen pa respektuar asnjë kriter bazë, kushtet teknike të sigurisë për punëtorët dhe kalimtarët, qytetarë që pretendojnë se edhe ndërtimet pa leje po lulëzojnë në Shëngjin, si dhe themele godinash shumëkatëshe që kanë zaptuar edhe metrin e fundit të trotuareve në zonën bregdetare të Kunes tashmë.

Nuk ke ku vë këmbën, e jo më të fshehësh kokën !!

Për të shmangur ngjarje të tjera tragjike si e sotmja, u bëj thirrje institucioneve përgjegjëse, Inspektoriatit Vendor të Punës, IKMT, IVMT, Bashkisë Lezhë :

-Të verifikojnë ligjshmërinë e çdo ndërtimi në proces në territorin e Bashkisë Lezhë.
Të pezullojnë çdo ndërtim në Lezhë deri në plotësimin e dokumentacionit, përmbushjen e të gjitha kushteve teknike për sigurinë e detyrueshme në punë.
-Ndërkohë, Prokuroria , duhet të hetojë dhe zbardhe rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë.

Me trishtim, shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Emiljano, jeta e të cilit u ndërpre në lule të rinisë, në punë, në përpjekje për të jetuar me dinjitet, në vendin që ofron pak e aspak mundësi !! /Nga Alfrida MARKU, kryetare e PD Lezhë/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: EMRAT – Përgjegjës për vdekjen e punëtorit 28- vjeçar që ra nga pallati, shpallen në kërkim 3 persona…
Artikull pas: Kush është Roan Brahimi, armiku i Ervis Martinajt u ekzekutua në qendër të Athinës në sy të djalit…

TË FUNDIT

horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë… 15 May, 2025
  • “Final 4” për futbollin e femrave, Vllaznia- Partizani është akti final që përcakton kampionen e Shqipërisë 14 May, 2025
  • VIDEO – “Nisim një betejë që do ta fitojmë”, Sali Berisha takim me drejtuesit politikë të PD- së në qarqe… 14 May, 2025
  • NGA BENET BECI – PS rritje spektakolare të votave në Bashkinë Shkodër, fitorja më e madhe qetësia, qytetaria dhe pozitiviteti 14 May, 2025
  • EMRAT – Përfundon numërimi i votave preferenciale, kush ka siguruar mandatin e deputetit në Shkodër 14 May, 2025
  • NGA ELIONA SHKRELI – Shkodra foli dhe tregoi shpirtin e saj të lirë…! 14 May, 2025
  • VIDEO – “PD po përgatit një luftë të fuqishme për mbrojtjen e votës”, Berisha sërish para gazetarëve… 14 May, 2025
  • SPAK e BKH sërish në Shkodër për krimet zgjedhore, të dyshuarit janë mbështetës së PSD- së… 14 May, 2025
  • VIDEO – Malësia e Madhe, e vetmja bashki ku PS fitoi në qarkun e Shkodrës, Benet Beci në KZAZ 1… 14 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
edi rama miting falenderues 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.