Pas gjestit human të futbollistëve të Akademisë Vllazina U-15 në ndihmë të familjeve në nevojë në Shllak rreth dy muaj më parë, një tjetër ndihme u vjen atyre nga një emigrant shkodran me banim në Londër të Anglisë, Daniel Maka.
Përveç pakove ushqimore, u shpërndanë edhe një shumë e konsiderueshme parash në mënyrë që të lehtësojnë sadopak vështirësitë e tyre ekonomike, sidomos në prag të festës së Pashkëve.
Këto ndihma u shpërndanë nga Mark Gjeka dhe vetë vëllai i Danielit, Marvin Maka. Urojmë që në të ardhmen të ketë sa më shumë persona të ndryshëm që sensibilizohen për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.
“Danjel Maka Zoti të bekoftë dhe ta shpërblente me mirësi gjithmonë”, është urimi i banorëve të Shllakut për këtë zemër bujare.