Një lajm i trishtë ka mbërritur në Shkodër nga përtej Atlantikut. Është shuar Toli, kitaristi virtuoz i Shkodrës. Viktor Triepshi ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë. Trishtimi për humbjen e parakohshme, ka pushtuar familjarët, miqtë e të njohurit. Në rrjete sociale dhimbja por edhe fjalët vlerësuese e ngushëlluese, janë të shumta.
“Mora vesh se shoku i jetes qysh ne femijeri e deri dje na la. Tol lamtumir ! Netet e gjata tuj ba muzik. Pafundsia e talentit tand… mbramjet neper shpia me perde te mbylluna ne kohen e monizmit, simpatiku e buzagazi i te gjitheve, muzikanti i talentuem, burri i perkushtuem e shembullor, baba perfekt, e miku i gjithkuj te kjoft i leht dheu dhe shpirti yt pushoft ne paqe.
Ngushellime Ela e dy yjet qe me siguri jane te mbytuna me lot. R.I.P.”, shprehet kantautori i mirënjohur Frederik Ndoci me një publikim në Facebook.
“E pa besueshme. Lajm bombè per mua. Nuk e kuptoj çka po ndodh! Jam i shokuem e nuk po dij as me arsyetu ma por dij qè ndjej dhimje nè shpirt per ikjen e para kohèshme tè mikut tem VIKTOR NDOC TRIEPSHI! Paq driten e pa mbarueme e pushofsh nè paqè miku jem. Ngushllime familjes dhe gjith miqve! I pa harruem do tè mbetesh per mua.“, shkruan i trishtuar Karlo Radoja.
Ndërsa këngëtari Artur Matia shkruan: “Me hidherim te madh sot mora lajmin e hidhur mbas nji beteje te madhe semundje nderroj jete shoku,miku im kitarristi Imrekullueshem Shkodran Viktor Triepshi .pushosh ne paqe Krishti te paste ne parrize o Toli.“.
“Nje humje e madhe e mikut shokut tone Viktor Triepshi ,nje person i dashtun ,i respektum nje muzikant i shkelqyshem. E pabesushme. Ngushllime familjes Trepshi.”, shkruan Vlter Qehaja.
Eddie Drishti shkruan: ” Me hidherim edhe zemer te trishte, Viktor Tol Triepshi , paharrueshme do te jete kujtimi jot mor dusho! Me gaz e hajre e ke shiju jeten, un falemderoje Zotin qe te kam pas si vllacko. Qysh 1989 kur keni ardhe te galleto, me rahmet past ,Bardh Smaja, Luan Barova, edhe me Bujar Qamilin edhe Violeta Zefin, ishte se me pa Shkodren per here te par. Kenge e humor.
30 vjet kemi kalue me familjen tande e tonen, se per cdo fest edhe Vitin i Ri. Ti ke ken nji njeri e shoqerise edhe qefit. Tashti na le. past drite ne parajsine e Zotit. Se edhe atje e kan nevoje per nji kitarist. I’m so heartbroken till we meet again.”.
ShkodraWeb Media i shpreh ngushëllimet familjes të Tolit, miqve, shokëve, kolegëve për këtë humbje të madhe dhe shumë të parakohëshme.