VIDEO/ Vasili zyrtarizon optiken e LSI-se: Mazhoranca po kerkon te kap vettingun financiarisht

Ne nje dalje publike per mediat, kryetari i GP te LSI-se Petrit Vasili ka paraqitur optiken e ketij subjekti lidhur me vendimet me te fundit per strukturat e vettingut. Ne nje deklarat publike, Vasili thote: “Jam në këtë komunikim me ju në vijim të problematikës shumë delikate të financimit të Vettingut dhe do doja të ndaja me ju dhe një konkluzion që do ta konsideroja vërtet të qëllimshëm, mungesë të lartë serioziteti, koordinimi qeveritar e cila ka vënë edhe opinionin publik para sigurisht dyshimeve të mëdha mbi qëllimet jo të mira lidhur me procesin e ngritjes së organeve të Vettingut.
Ju keni ndjekur një debat shumë të madh që ne kemi pasur lidhur me shkurtimet që Komisioni i ligjeve dhe maxhoranca qeverisëse i ka bërë numrit të personelit të institucionit të Vetingut duke i shkurtuar rreth 70 punonjës nga 184 të kërkuar dhe miratimin e rreth 110-113 punonjësve kaq të domosdoshme për këto organe që ngrihen.
Është kaq e vërtet saqë një nga çështjet kryesore siç është verifikimi i pasurive, probleme ekonomike mjaft gjërave të komplikuara që lidhen me to, por që janë zemra e Vettingut, për të treja organet janë rreth 3 specialistë, rreth 9 ekonomistë, disa herë më pak sesa Inspektoriati i Kontrollit të Pasurive, i cili kryen një veprimtari shumë të ngjashme me këtë dhe që në mënyrë normale ka mobilizuar një numër shumë të madh punonjësish.

Petrit Vasili komunikim për mediat

Petrit Vasili komunikim për mediat

Pubblicato da Monika Kryemadhi su Mercoledì 27 settembre 2017

Megjithatë thelbi cili është, do doja vëmendjen tuaj, në aktin normativ qeverisës i cili do të kalojë po nesër dhe i cili e ka votën e maxhorancës, çfarë është parashikuar, një kopje do t’ua vë në dispozicion dhe ju, në tabelën bashkëlidhur është parashikuar që fonde rezervë, të cilat u vihen në dispozicion institucioneve të reja të drejtësisë, që janë organet e Vetingut, janë 203 punonjës.
Kemi të bëjmë pra me një maxhorancë që tragjikisht do që ta kapë Vettingun së pari por së dyti edhe qesharake në mënyrën sesi sillet brenda vetes. Kuvendi i Shqipërisë nesër sipas votave të deklaruara të kësaj maxhorance do të votojë atin normative për 203 punonjës dhe më tutje pas disa minutash do të votojë shkurtimin pra vetëm 110 punonjës.
Populli thotë, i zoti jep, tellalli se shet, pra qeveria ka parashikuar në aktin normativ, 203 punonjës, papritmas po e njëjta maxhorancë shkurton, pra qeveria ka dhënë 203 punonjës më shumë sa ç’kanë kërkuar organet e Vetingut, papritmas i shkurton gjysmë për gjysmë dhe 100 vende pune si duket i lë bosh duke shkurtuar këto që t’ia shtojë skuadrës prej 650 vetash në kryeministri, komentuesa, facebook-ista, parazitë shtetëror plot që marrin para, ndërkohë që organet e Vetingut kanë nevojë imediate për të pasur personelin e nevojshëm, besoj që kjo duhet të jetë një shqetësim madhor për opinionin publik pasi kjo papërgjegjshmëri qeverisëse e nisur nga qëllime të errëta ka bërë pra që ne të kemi një situatë ku qeveria bie një akt ku parashikon 203 vende pune për këto institucione kaq të domosdoshme dhe miratohen vetëm 110 po nga e njëjta maxhorancë ku duke e vene edhe Kuvendin e Shqipërisë para një situate të pa precedent në historinë e tij ku më e pakta dhe minimumi, minimumi qofshin qëllimet më të zeza që do të kishin, do të ishin të paktën i njëjti numër i propozuar nga qeveria dhe të insistuar që të miratohej nga maxhoranca.
Komentet e mëtejshme besoj janë tepër të panevojshme, janë shifra dhe fakte që flasin vetë, nuk janë fakte dhe shifra që i prodhon opozita, as këtë tabelë të aktit normativ nuk e prodhon opozita, është një produkt i maxhorancës, as këtë vendimin e atij komisionit të ligjeve nuk e ka marrë opozita pra kemi një raport midis maxhorancës dhe maxhorancës e cila lidhet edhe me qëllime thashë të errëta por edhe me një paaftësi proverbiale kurrë e verifikuar më parë në sistemin qeverisës dhe në maxhorancat përkatëse që kanë qeverisur vendin.” /ShkodraWeb/