2 PRILL 1991/ Deputetja e Shkodres i kujton Rucit ngjarjen tragjike, krijohet tension ne Kuvend

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka replikuar me deputeten e PD të qarkut Shkodër, Izmira Ulqinaku e cila i ka kujtuar masakrën e 2 Prillit 1991 në Shkodër.
Izmira Ulqinaku: Etika ma do që fjalën ta nis ashtu sic do ishte normale, duke përshëndetur edhe kryetarin e Kuvendit. Por historia e familjes sime nuk ma lejon. Jam mbesa e një prej dëshmorëve të 2 prillit. Nuk e kisha menduar se do flisja në Kuvend pas 27 viteve dhe kryetar i tij të ishte Grmaoz Rucci, protagonist i ngjarjes. Vendosja e ish-ministrit të Brendshëm të diktaturës komuniste përbën një nga njollat më të zeza në historinë e parlamentit pluralist shqiptar.
Kur në kabinetin qeveritar përfshitë dy shkodranët Mesi e Bushati i kam mirëpritur me shpresën se edhe pse i përkasin krahut tjetër politik, mund të kenë një qasje më të mirë me Shkodrën ndryshe nga ajo që kanë ndodhur katër vitet e fundit në qeverisjen tuaj. Por, vendosja e zotit Ruçi në krye të Kuvendit jo vetëm është një karshillëk ndaj të gjithë të persekutuarve dhe atyre që vuajtën diktaturën komuniste, por mbi të gjitha është një përdhosje e qytetarisë shkodrane e cila u persekutua nga ai regjim.
Gramoz Ruçi: Një sqarim të vogël, në raport me Shkodrën në vitet 91 92, fole për një kohë që s’është faji jot që ishe disamuajshe, që ishe 1 vjece në vitin 92, për ato që fole, mes piacës, mes gjyqit dhe s’është prap faji jot që mund ta ndiqje… mes Rucit të shkodranëve dhe jam i lumtur që më kanë mirëpritur me duar në xhepa dhe mundohu të njohësh historinë e fakteve.
Por pas kësaj opozita ka tentuar të prishë seancën, duke i rënë tavolinave me dorë, pasi Ruçi nuk i dha te drejten e replikes deputetes Ulqinaku, sepse radhën e kishte Mimi Kodheli.
Me pas u pa te largohej nga salla lideri i opozites Lulzim Basha.

https://www.facebook.com/shkodrawebcom.bd/videos/540685819601049/