Sot pas 27 vitesh, situata ka ndryshuar për mirë, por jo në të gjitha herët. Këto pamje të publikuara disa ditë më parë, tregojnë edhe njëherë panoramën e shëmtuar të fillim viteve 90’. Ka qenë një qytetare e cila duke ardhur nga Italia për në Shqipëri, ka postuar këto pamje nga linja e tragetit Bari- Durrës. “Pershendetje Shqiperia jone! Shikojeni pak se cfare behet me tragetet e linjes Bari-Durres. Hera e pare qe vij ne Shqiperi me traget, eshte cnjerezore qe 1 grua shtatzane te fleje ne dysheme gjithashtu edhe femije, 1 apo 2 vjec vetem sepse trageti nuk ka dhoma te lira…”, shkruan nje emigrante shqiptare qe kthehet ne atdhe permes linjes detare.
https://www.facebook.com/ShqiperiaJonee/videos/1954967611390894/