
Partia Demokratike ka akuzuar Policinë e Shtetit se ka goditur protestuesit me gazlotsjellës në një kohë që këta të fundit nuk ishin duke kryer veprime kundër uniformave blu. PD në një reagim zyrtar thekson se dhe kryetari Basha ishte duke folur për mediat, ndërkohë që policia ka larguar protestuesit me gaz.
“Policia hedh gaz ndaj protestuesve dhe drejtuesve te opozitës në një moment krejtësisht të qetë, kur protestuesit nuk po kryenin asnjë veprim në rrugën para Parlamentit.
Gazi u hodh, ndërsa kryetari I PD, Lulzim Basha ishte duke folur për median në rruge, veprim I cili detyroi edhe Bashin dhe gazetaret qe te ndërprisnin ne mes intervistën”, thekson PD. Ndërkohë që si pasojë e gazitlotsjellës, një gazetare e TV Tema ka humbur ndjenjat.