Një aksident është regjistruar në aksin Lezhë- Tiranë, km i 4- ët, pranë kryqezimit të Rrilës.
Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka të lenduar në njerëz.
Sipas burimeve ka qenë një manovër e gabuar e mjetit Range Rover, që është bërë shkak për përplasjen.
Policia ishte në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e këtij aksidenti.