Mbështetje pa rezerva dhe besimplotë tek fitorja e 6 Marsit, u shprehen banorët dhe bizneset e rajonit nr.5 në qytetin e Shkodres, ndërsa u takuan me kandidatin e koalicionit “Shtëpia e lirisë” Bardh Spahia.
Duke i parashtruar problematikat me të cilat ju është dashur të përballen në këto vite, ata i kërkuan kandidatit Spahia të vijojë të jetë një zë i fortë për Shkodrën, siç ka bërë deri më sot.
Nga ana e tij Spahia premtoi se bashkia e pas 6 marsit do të jetë edhe më shumë në punë, për t’i kthyer qytetit vemendjen e kërkuar me shërbime dhe investime në çdo drejtim. Beteja jonë është për Shkodrën dhe Shqipërinë.
Me ftesën që në 6 Mars, shkodranët t’i bashkohen masivisht votës kundër çdo aleance në kurriz të saj, kandidati Bardh Spahia ju kërkoi që zgjedhja e vetme të jetë nr.2 dhe koalicioni “Shtëpia e lirisë”.