Skip to content
20 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Na duhet të fitojmë me Skënderbeun”, trajneri i Vllaznisë Brdariç: Nuk na intereson rezultati i Tirana- Laçi..

ShkodraWeb 24 February, 2022
brdaric para lacit

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, doli ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp, në krah të mbrojtësit Adili, në prag të ndeshjes ndaj Skënderbeut, që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:45, në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.

Në prononcimin përpara gazetarëve, tekniku 47-vjeçar u shpreh se shkodranët e kanë vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje, teksa tha se nesër në mungesë të tij në krye të pankinës, do jetë Elvis Plori, që do ta ketë ndeshjen nën kontroll.

“Me Skënderbeun është një ndeshje që e kemi vlerësuar maksimalisht. Ata janë një ekip që janë në vështirësi, kështu që do të luajmë shumë fort dhe ne do të kemi një organizim të mirë me top dhe pa top, në mënyrë që të mund të përballojmë Skënderbeun.

Më vjen keq për ç’ka ndodhi në ndeshjen tjetër ndaj Partizanit. Sjellja ime duhet të jetë shumë më e mirë se sa ndeshjen e fundit ndaj Partizanit. Do të mbështes ekipin në mënyrën maksimale që do të kem nesër dhe do të jetë Elvis Plori, pastaj që do të ketë gjërat nën kontroll, por gjatë javës gjithsesi puna ka qenë e mirë. Lojtarët kanë qenë mjaft të përqëndruar gjatë stërvitjeve dhe do mundohemi të bëjmë më të mirën tonë.

Jam një njeri emocional. Ndonjë herë e bëj për të mbrojtur lojtarët e mi, ndonjë herë e bëj për të kundërshtuar vendimet e gjyqtarëve, të cilët mendoj se me gjithë punën e vështirë që kanë, mendoj se ndonjë herë marrin vendime të ekzagjeruara ndaj nesh dhe na detyrohen disa shpjegime, kur japin p.sh një karton të verdhë shumë shpejt. Kur ne kërkojmë arsyetim për të diskutuar, ata na ndëshkojnë dhe ne kërkojmë më shumë nga puna e tyre.

Duhet të japim jetën në fushë dhe ne besoj se e bëjmë këtë, por megjithatë në disa raste duhet të jemi pak më në kontroll të situatës. Çfarë ka ndodhur në të kaluarën, për mua nuk ka rëndësi, sepse të gjithë bëjmë gabime dhe e rëndësishme është të mësojmë nga to. Kjo është një pikë kyçe. Më pas, ne jemi një ekip kompetitiv, që mundohemi të bëjmë dhe të marrim më të mirën gjithmonë nga vetja.

Unë mendoj se nuk ka rëndësi të flasim për vendimet e gjyqtarëve apo se sa pikë ato na kanë humbur. Më e rëndësishme, është të flasim që ne të jemi më të saktë përpara portës. Të finalizojmë më mirë. Në qoftë se, shënojmë mesatarisht mbi dy gola për ndeshje, atëherë, mund të pranojmë edhe ndonjë vendim të gabuar të gjyqtarëve dhe ne duhet të jemi të aftë të përmirësohemi, të zhvillohemi dhe të rritemi më tej.

Duhet t’i zëvëndësojmë Gurishtën dhe Hakajn. Unë mendoj se mungesa e Gurishtës dhe Hakajt, nuk na dobëson, përkundrazi ne kemi një ekip të fortë dhe do mundohemi t’i zëvëndësojmë ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne e kemi treguar edhe gjatë sezonit, që jemi një ekip i fortë. Më pas, e rëndësishmë është që t’i shkaktojmë Skënderbeut humbjen e rradhës dhe ne të marrim tre pikët, sepse kjo ka më shumë rëndësi.

Unë mendoj se kemi shumë lojtarë që janë të aftë të shënojnë dhe të krijojnë mundësi, por siç e kam thënë gjithmonë, baza fillon nga mbrojtja dhe në qoftë se, ne mbrojmë që të gjithë, duke filluar që nga sulmuesit kryesor, më pas edhe gjithë lojtarët e tjerë, atëherë, edhe mundësitë do të vijnë dhe ne do të jemi të aftë të finalizojmë, pastaj rëndësi ka edhe puna e madhe që ne do të bëjmë dhe gjithë tjerat me rradhë.

Ne mund të presim që kundërshtarët të bëjnë ndonjë gabim, por ajo që është e rëndësishme dhe që ne jemi më të përqëndruar, është te ndeshja jonë ndaj Skënderbeut dhe është më e rëndësishme që të fitojmë ne. Më pas, çfarë ndodh jashtë nesh, nuk ka shumë rëndësi. Ndeshja nesër ndaj Skënderbeut dhe asgjë më tepër.

Nëse ka vlerë, ne do të besojmë çdo gjë që është realiste, por ajo çfarë është më e rëndësishme, është sfida e rradhës dhe kanë ngelur shumë ndeshje në dispozicion. Ne besoj që jemi të aftë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet që kemi në dispozicion, por duhet t’i fitojmë ato dhe më pas të kemi mundësinë të ëndërrojmë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç.

Kujtojmë që, për këtë ndeshje ndaj Skënderbeut, Vllaznisë do t’i mungojë në pankinë trajneri Thomas Brdariç për shkaqe kartonësh dhe si rrjedhojë, nuk do të jetë në krye të skuadrës në këtë 90-minutësh. Brdariç do ta lërë skuadrën në dorë të sigurtë, pikërisht të krahut të tij të djathtë, Elvis Plori. /Nga Maringlen ZHIVANI/

Post navigation

Previous: VIDEO – Range Rover përplaset me Benz në “aksin e vdekjes”, perfundon në spital një person…
Next: “Na duhet fitorja…”, flet Mevlan Adili i Vllaznisë: Më vjen keq për Skënderbeun por…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
gabriel kulla 2026

Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali!

ShkodraWeb 19 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.