Një tre vjeçare ka marrë plagë të rënda pasi është kafshuar nga 5 qen të llojit bulldog. Qentë pasi kishin arritur të kalonin gardhin i ishin turrur vogëlushes. Historia e vajzës është treguar nga tezja e saj në një emision në BBC ku u trajtua shqetësimi i mos funksionit të ligjit të mbrojtjes nga qentë e egër. Ngjarja është regjistruar në muajin maj në Angli. Pas këtij sulmi 3-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni që zgjati mbi 8 orë ndërsa ende i ka të dukshme shenjat e sulmit.Pronarët e qenve u dënuan me 1 vit e gjysmë burg.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=25&v=JLub6MsPM9I