Brenda pak ditësh Teuta e shkodranit Edi Martini, nxjerr praktikisht jashtë loje, të paktën për pretendimet për Kupat e Europës Vllazninë, duke i likuiduar fillimisht nga Kupa e duke i mundur sërish në kampionat, dy humbje që vendosin në pikëpyetje të madhe sezonin e ekipit shkodran.
Kuqeblutë e kanë të pamundur të reagojnë në këtë fund sezoni, nuk njohin fitore që nga dita kur Mirsad Jonuz u largua, Hysen Dedja me gjithë dëshirën e mirë ende nuk po shijon fitoren e parë në krye të Vllaznisë. Pavarësisht këtij momenti të vështirë Dedja nuk ka ndërmend të dorëzohet do të përpiqet deri në fund të largoj Vllazninë nga zona “play out”:
Pas një kalendari të vështirë, shkodranët kanë mundësi të shijojnë fitoren e parë teksa të dielën udhëtojnë në transfertë përballë Luftëtarit, një kundërshtar i dorëzuar totalisht në këtë fund sezoni.